Kërko

Papa Françesku viziton Vilën Nazareth e përshëndet kard. Achille Silvestrini Papa Françesku viziton Vilën Nazareth e përshëndet kard. Achille Silvestrini 

Funerali i kardinalit Achille Silvestrini, njeri i dialogut, në shërbim të Papës e të Kishës

Sot, në orën 15.30, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Vatikanit, u kremtua funerali i kardinalit Achille Silvestrini, prefekt nderi i Kongregatës për Kishat Lindore, që ndërroi jetë dje.

R.SH. - Vatikan

Sot, në orën 15.30, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Vatikanit, u kremtua funerali i kardinalit Achille Silvestrini, prefekt nderi i Kongregatës për Kishat Lindore, që ndërroi jetë dje. Mesha u kryesua nga zv.dekani i Kolegjit Kardinalor, Giovanni Battista Re, në bashkëkremtim me kardinaj, kryeipeshkvij e ipeshkvij. Në përfundim të saj, Papa Françesku kryesoi ritin e porosive të fundit “Ultima Commendatio”, me të cilin lihet i ndjeri në dorën e Zotit, si edhe ritin e lamtumirës së fundit “Valedictio”.

         Jeta e gjatë dhe e frytshme e kardinalit Silvestrini, nënvizoi gjatë homelisë kardinali Re, “kaloi e gjitha në Kurien Romake, në shërbim të Kishës, të Papës dhe të Selisë së Shenjtë, por edhe në të mirën e shoqërisë: vërtet, detyrat që kreu e bënë të veprojë në favor të paqes, të të drejtave të njeriut dhe të çështjeve të mëdha të njerëzimit në fushën ndërkombëtare. Gjithnjë, u karakterizua nga një frymë e përvuajtur meshtarake, më vëmendje të veçantë e me përkushtim në formimin e rinisë”.

30 gusht 2019, 16:16