Kërko

Vatican News
Shën Roza nga Lima, Angelino Medoro Shën Roza nga Lima, Angelino Medoro 

Më 23 gusht kalendari kishtar kujton Shën Rozën nga Lima

Shën Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.

R.SH. - Vatikan

Duke shfletuar kalendarin e sotëm kishtar, përkujtojmë festën e Shën Rozës, virgjër, rregulltare domenikane e urdhrit të tretë nga Lima e Perùsë në Ameriken Latine. Deshi t’i kushtohej Hyjit si murgeshë klauzure që në moshë të vogël, por mbeti “virgjër në botë” dhe pati si model jete Katerinën e Sienës. Si ajo, veshi petkun e Urdhrit të Tretë Domenikan në moshën 20 vjeçare dhe strehoi në shtëpi fëmijë e pleq të braktisur, të cilëve u shërbeu me përkushtim.

Roza lindi më Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike me prejardhje nga Spanja. Ishte e 10-ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit ishte Izabela e quajtur Trëndafil për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit amerikan. Shën Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.

Shën Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës sidomos ndër Indianë të Amerikës. Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj spitali apo vend strehimi për të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar të braktisur, posaçërisht ata me prejardhje indiane.  Nga viti 1609 Roza vendosi të mbyllej në një qeli prej dy metrash katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së familjes së vet, nga e cila Roza dilte vetëm për kremtimet liturgjike fetare e aty kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e përforcuar kështu bashkimin e ngushtë me Zotin. 

Në lutje e në meditime të Fjalës së Zotit, Roza pati edhe vegime mistike.
Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në shtëpinë e një gruaje fisnike. Maria Ezateguit, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur prej sakrificave të mëdha. Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull.  Shën Roza e Limës, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari, Zojës së Bekuar, punoi dhe iu lutë Zotit për rritjen e Kishës në mënyrë të veçantë ndër indianët e Amerikës.  Shën Roza e Limës është shembull i jetës pendestare dhe e lutjes në jetën laike. Qe gjithmonë e qetë në sprovat që e shoqëruan gjatë jetës, duke imituar Krishtin e varfër e të kryqëzuar.

23 gusht 2019, 10:55