Cerca

Vatican News
2019.07.12 Firma trattato Burkina Faso 2019.07.12 Firma trattato Burkina Faso  (Vatican Media)

U nënshkrua në Vatikan Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Burkina Faso

Marrëveshja përbëhet nga një parathënie dhe hyrje, 19 nene dhe një Protokoll shtesë, dhe i garanton Kishës mundësinë për të kryer misionin e saj në Burkina Faso. Në veçanti, është njihet personaliteti juridik publik i Kishës katolike dhe i institucioneve të saj.

R.SH. - Vatikan

Sot, e premte, më 12 korrik 2019, në Sallën e Traktatit të Pallatit Apostolik të Vatikanit u zhvillua ceremonia nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Burkina Fasos mbi statusin juridik të Kishës Katolike në Burkina Faso.

Për Selinë e Shenjtë, nënshkroi Shkëlqesinë e Tij Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, ndërsa për Burkina Faso  Alpha Barry, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit.

Marrëveshja, hartuar në frëngjisht, përbëhet nga një parathënie e hyrje, 19 nene dhe ka një Protokoll shtesë,  i garanton Kishës katolike mundësinë për të kryer misionin e saj në Burkina Faso. Në veçanti, është njihet personaliteti juridik publik i Kishës katolike dhe i institucioneve të saj. Të dy Palët, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e tyre, janë të angazhuara të bashkëpunojnë për mirëqenien morale, shpirtërore dhe materiale të njeriut dhe për promovimin e së mirës së përbashkët. Marrëveshja do të hyjë në fuqi me shkëmbimin e Instrumenteve të Ratifikimit.

12 korrik 2019, 13:47