Vatican News
INDIA MOTHER TERESA DEATH ANNIVERSARY INDIA MOTHER TERESA DEATH ANNIVERSARY  (ANSA)

Shenjta Nёnё Terezё: Drita që vazhdon të ndriçojë…

Unë, e harrova krejtësisht këtë fakt, por dy vjet më vonë ai m’i përcolli këto fjalë: "THUANI NËNËS, MIKËS SIME, SE DRITA QË KA NDEZË NË JETËN TIME VAZHDON TË NDRIÇOJË”.

R.SH. - Vatikan

« Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që kam qenë në Bourke, në vizitë tek motrat e Dashurisё. Kështu u shpreh një herë Nënë Tereza duke treguar një ngjarje të veçantë që përjetoi. Shkuam në periferi të qytetit. Njerëzit jetonin në baraka të bëra me karton. Hyra në njërën nga ato shtëpi të vogla. Po e quaj « shtëpi », sepse në fakt bëhej fjalë për një dhomë të vetme. I thashë atij njeriut që jetonte aty : »Të lutem më lejo ta shtroj krevatin, të të laj rrobat dhe të pastroj dhomën. »

Ndërsa ai vazhdonte të përsëriste: »Jam mirë kështu…Jam mirë kështu… » 

E unë i thashë : »Po do të jesh edhe më mirë nëse më lejon ta bëj këtë shërbim për ty. » 

Së fundi pranoj dhe më lejoj. Atëherë nxori nga xhepi një zarf të vjetër, pastaj një tjetër e një tjetër sërish. Filloj t’i hapte njërin pas tjetrit. Brenda zarfit të fundit ishte një foto e vogël e të atit, të cilën ma dha ta shoh. E pashë foton, pastaj vëzhgova atë dhe i thashë: « Ti i ngjan vërtetë babit tënd». Fakti që e kisha parë ngjashmërinë mes tij dhe të atit e lumturoi shumë. E bekova foton dhe ia dhashë. Të njëjtën gjë bëra me zarfin e parë, të dytin dhe të tretin. Foton e vuri afër zemrës.

Pasi ia pastrova dhomën gjeta në një qoshe një llambë të madhe, plot me pluhur, e pastrova dhe i thashë: « Pse nuk e ndezë këtë llambë ? Është një llambë aq e bukur!

Pse nuk e ndezë? Ai m’u përgjigj : « Për kë? Janë muaj e muaj që askush nuk vjen më të më shohë…Për kë duhet ta ndezë ?

Atëherë iu drejtova : « A do ta ndiznit nëse motrat e mia do të vinin të të takonin ? E ai m’u përgjigj që po.

Motrat shkonin tek ai për 5- 10 minuta çdo ditë dhe filluan ta ndezin atë llambë. Pas pak kohe, ai vetë mori zakon ta ndezë. Më pas, gradualisht, motrat nuk u ndalën më tek ai, por megjithatë çdo mëngjes, kalonin andej sa për ta përshëndetur. Unë, e harrova krejtësisht këtë fakt, por dy vjet më vonë ai m’i përcolli këto fjalë: "THUANI NËNËS, MIKËS SIME, SE DRITA QË KA NDEZË NË JETËN TIME VAZHDON TË NDRIÇOJË”. 

22 korrik 2019, 21:44