Kërko

Matteo Bruni nisi sot detyrën e re Matteo Bruni nisi sot detyrën e re  

Salla e Shtypit e Vatikanit: Matteo Bruni nisi sot detyrën e re

Përshëndetja e drejtorit të ri të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili sot nisi detyrën e re.

R. SH. - Vatikan

“Sot nisi detyra ime në drejtimin e Sallës së Shtypit, pasi i shërbeva për dhjetë vjet, Papës dhe Selisë së Shenjtë, me gjithë përvojën e forcat e mia”. Kështu shprehet në një deklaratë përshëndetjeje drejtori i ri i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, që nisi sot detyrën e re. Bruni falënderon  kolegun dhe mikun e tij, Alessandro Gisotti, për drejtimin me bujari e urti  të Sallës së Shtypit, gjatë këtyre muajve.

“Jam i vetëdijshëm - pohon - për detyrën delikate të informimit; e edhe  i sigurt se nuk do të më mungojë mbështetja e kolegëve, vlerën dhe profesionalitetin e të cilëve pata mundësi ta njoh nga afër, gjatë këtyre viteve të ngarkuara me punë, në shërbim të Selisë së Shenjtë”.

Drejtori i ri falënderon kryesisht Papën Françesku për besimin si dhe Prefektin e Dikasterit për Komunikimin, Paolo Ruffini-n, për mbështetjen e dikasterit, duke shprehur që tani bindjen se nuk do t’i mungojë.  

22 korrik 2019, 12:55