Kërko

Suore sinodale all un incontro tenuto all UISG  Suore sinodale all un incontro tenuto all UISG  

Papa: emëron shtatë gra në Kongregatën e rregulltarëve

Pas një nën-sekretare, tani ndër anëtarët e Kongregatës së Vatikani për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolik, janë bërë emërimet e para rozë

R.SH. - Vatikan

Shtatë gra, Eprore të Përgjithshme të Kongregatave të ndryshme rregulltare, u emëruan nga Papa Françeskut anëtare të reja të Kongregatës së Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Bëhet fjalë për një risi për Kongregatën e përmendur të Selisë së Shenjtë, e cila deri më sot kishte një Motër rregulltare si Nënsekretare, që do të thotë në një nga vendet më të rëndësishme, Motrën Nicla Spezzati. Në Kongregatën e Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike deri më sot kishte vetëm burra, kryesisht eprorë të urdhrave të ndryshëm rregulltarësh. 

Ja emërimet e Motrave rregulltare (femrave) vendosur dje nga Papa Françesku: Kathleen Appler, Eprore e Përgjithshme e Bijave të Bamirësisë së Shën Vinçencit de' Paoli; Yvonne Reungoat, Eprore e Përgjithshme e Bijave të Marisë Ndihmë e të Krishterëve (Salezianet e Don Boskut); Francoise Massy, Eprore e Përgjithshme e Motrave Misionare françeskane të Marisë; Luigia Coccia, Eprore e Përgjithshme e Motrave Misionare, Nëna të Devotshme të Afrikës (Motrat Comboni); Simona Brambilla, Eprore e Përgjithshme e Motrave Misionare të Ngushëllimit; Maria Rita Calvo Sanz, Eprore e Përgjithshme e Urdhrit të Shoqërisë së Marisë Zoja Jonë; dhe Olga Krizova, Presidente e Përgjithshme e Institutit Shekullar Vullnetare të Don Boskut. Kjo e fundit është laike.

 

09 korrik 2019, 12:54