Kërko

 Papa Francesco incontra il Cardinale Mario Zenari Papa Francesco incontra il Cardinale Mario Zenari 

Kardinali Zenari në Siri, letra e Papës presidentit al-Assad, ftesë për të ndihmuar popullsinë

Kardinali Zenari në Siri: "letra e Papës drejtuar presidentit sirian al-Assad është një ftesë për t’i dyfishuar përpjekjet për t’i ndalur dhe para së gjithash vuajtjet e mëdha që person popullsia civile, për t’i mbrojtur njerëzit dhe për të gjetur një zgjidhje politike".

R.SH. - Vatikan

Kardinali Zenari (nunci apostolik në Siri), letra e Papës dërguar Asadit është një "ftesë për t’i dyfishuar përpjekjet për t’i dhënë fund vuajtjes së popullsisë civile". "Është një dëshmi e mëtejshme që tregon se sa për zemër e ka Papa Françesku fatin e popullit të Sirisë dhe sa i ndjeshëm është ndaj vuajtjeve të tij, që vazhdojnë tashë nëntë vjet". Kështu u shpreh Nunci Apostolik në Siri, kardinali Mario Zenari, duke komentuar, për agjencinë Sir, letrën e Papës Françesku, të cilën pardje në Damask kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit Njerëzor, i shoqëruar nga nënsekretari i Dikasterit, Atë Nicola Riccardi dhe vetë nunci, ia dorëzoi presidentit të Sirisë Bashar Hafez al-Assad.

Për nuncin apostolik në Damask, kardinalin Zenari, "letra e Papës, para së gjithash, ka një vlerë humanitare dhe ripohon afërsinë me popullsinë civile të Sirisë që vuan shumë e në veçanti me njerëzit e krahinës së Idlibit ku, sikur të mos ishin ndalur luftimet, do të kishim rrezikuar një katastrofë humanitare me përmasa të mëdha. Në këtë zonë, në fakt, rreth 3 milion civilë u gjenden në mesin e dy zjarreve. Pasoja e luftës sot janë tejet të rënda. Prandaj gjëja e parë, është afërsia me popullsinë që vuan dhe nënvizimi i respektimit të së drejtës ndërkombëtare humanitare, e cila në rend të parë e ka për detyrë të sigurojë mbrojtjen e popullsinë civile dhe infrastrukturat si shkollat, spitalet, tregjet".

Më tej, "letra e Papës drejtuar presidentit sirian al-Assad  është një ftesë për t’i dyfishuar përpjekjet për t’i dhënë fund vuajtjeve të mëdha që pëson popullsia civile, për t’i mbrojtur njerëzit dhe për të gjetur një zgjidhje politike të kësaj krize të thellë humanitare e shoqërore. Në Siri njerëzit, madje edhe atje ku bombat nuk bien më, thonë se janë të kërcënuar nga lufta ekonomike. E vërtetë që bombat nuk bie më në Damask, në Homs dhe në pjesë të tjera, megjithatë, sot ekziston bomba e varfërisë. Sipas OKB-së varfëria prek 80%  të popullsisë siriane, e cila është e detyruar të jetojë në kushte teje të mjerueshme, në një varfëri  të skajshme".

24 korrik 2019, 13:07