Kërko

2019.01.21 amazzonia 2019.01.21 amazzonia 

Vatikan: Fondacioni Populorum Progressio, 138 projekte për Amerikën Latine

Fondacioni Populorum Progressio financon dhjetëra iniciativa: nga përmirësimi i standardeve shëndetësore dhe arsimore deri te mbështetja e mikro-ndërmarrjeve. Mons Muñoz, nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor: jemi të përqendruar mbi rajonin Panamazonik në kuadrin eSinodit të ardhshëm të Ipeshkvijve.

R.SH. - Vatikan

Nga 24 deri më 26 qershor, u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit të Drejtorëve të Fondacionit Populorum Progressio për Amerikën Latine, që i është besuar Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të gjithanshëm njerëzor. Gjatë takimit, organizuar pranë Kryedioqezës së Bogotà-s në Kolumbi, u miratua financimi i projekteve në favor të komuniteteve indigjene, metisë, afrikano-amerikane e fshatare në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Këshilli i Drejtorëve të Fondacionit Populorum Progressio për Amerikën Latine shqyrtoi rreth 138 projekte nga 17 Vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Vëmendje të veçantë iu kushtua vendeve të Rajonit Panamazonikë, në kuadrin e Sinodit të ardhshëm të ipeshkvijve, ku Fondacioni që kur ekziston ka zhvilluar 638 projekte, nga të cilat kanë përfituar mbi 40 komunitete indigjene, si dhe një numër i konsiderueshëm i komuniteteve rurale e afrikano-amerikane; një kujdes të veçantë u tregua edhe për Venezuelën e Amerikën Qendrore.

Këto projekte kanë të bëjnë me përmasa të ndryshme të zhvillimit të gjithanshëm njerëzor si: prodhimet në fushën agrare e të blegtorisë, artizanale e komerciale; zhvillimi i mikro-ndërmarrjeve; infrastrukturat për rrjetet e ujësjellësit e të kanalizimit, për energji elektrike, salla për përdorime të ndryshme, depo, mensa komunitare e njësi shëndetësore; u vendosën edhe mikrokreditë për projekte të ndryshe e për dyqane komunitare; në fushën e shëndetësisë është programuar të ndërtohen qendra shëndetësore me pajisjet përkatëse; në fushën e arsimit shkolla e klasë me pajisje kompjuterike dhe mjete për trajnime të fusha të ndryshme; në fushën e komunikimit media me pajisje për radio dhe televizione lokale.

04 korrik 2019, 14:25