Madre Teresa di Calcutta Madre Teresa di Calcutta 

Shenjta Nënë Terezë: “Është e bukur jeta”

Nënë Tereza: Jeta është mundësi, pranoje!/ Jeta është bukuri, sodite!/ Jeta është lumturi, shijoje!/ Jeta është ëndërr, realizoje!/ Jeta është sfidë, përballoje!/ Jeta është pasuri, ruaje!/ Jeta është dashuri, duaje!/ Jeta është mister, zbuloje!

R.SH. - Vatikan

Kësaj radhe po propozojmë një faqe të shkruar nga vetë Nënë Tereza: një lutje, një meditim, një përsiatje. Kësaj here ёshtё radha e së mirënjohurës “Është e bukur jeta”, një sërë këshillash të Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiu rreshtuar bukur e poetikisht.

Jeta është mundësi, pranoje!

Jeta është bukuri, sodite!

Jeta është lumturi, shijoje!

Jeta është ëndërr, realizoje!

Jeta është sfidë, përballoje!

Jeta është detyrë, kryeje!

Jeta është lojë, luaje!

Jeta është e çmueshme, vlerësoje!

Jeta është pasuri, ruaje!

Jeta është dashuri, duaje!

Jeta është mister, zbuloje!

Jeta është premtim, plotësoje!

Jeta është trishtim, mposhte!

Jeta është himn, këndoje!

Jeta është tragjedi, përballoje!

Jeta është aventurë, rrezikoje!

Jeta është lumturi, meritoje!

Jeta është jetë, mbroje!

E shkurtër a e gjatë, jetoje!

Nënë Tereza

25 korrik 2019, 21:12