Matteo Bruni, drejtori i ri i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë pershendet Papen Françesku Matteo Bruni, drejtori i ri i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë pershendet Papen Françesku 

Emërime në Mediat vatikanase: Matteo Bruni, drejtor i Sallës së Shtypit

Me emërimet e sotme, bëhet një hap i ri i rëndësishëm përpara për plotësimin e organikës së Dikasterit për Komunikimin

R. SH. - Vatikan

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë ka drejtorin e ri, Mateo Brunin, që e njeh përsosurisht profesionin e që vlerësohet prej vitesh për aftësi profesionale.

Drejtimi editorial pranë Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikim, pas emërimit të Drejtorit, dhjetorin e kaluar,  do të ketë tani dy zevendës-drejtorë me profesionalitet shumë të lartë, Alessandro Gissotin e Sergio Centofantin, të cilët do të japin kontributin e tyre, nën drejtimin e Drejtorit, Andrea Tornielli, për ta përmirësuar gjithnjë më shumë punën e mediave tona, në gjirin e të cilave u rritën.

E falënderoj përzemërsisht Alessandro Gisotti-n, që e mori përkohësisht në dorë për gjashtë muaj drejtimin e Sallës Shtypit, timoni i së cilës i kalon Matteo Brunit, tha Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikim, Paolo Ruffini.

Muajt e kaluar ishin shumë impenjativë. E, pavarësisht nga fakti i kumunikimit se po e merrte për pak kohë mbi vete rolin e drejtorit, për shkak të mungesës së kohës së nevojshme e agjendës tejet të ngarkuar të punës, plot me takime e çështje të ndryshme, që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme, Gisotti e kreu shërbimin e tij me përkushtim absolut e profesionalitet të lartë, duke dhënë edhe një kontribut inteligjent në riorganizimin  e Drejtimit. Falënderim, për gjithë këtë!

Drejtimi i Sallës së Shtypit, që plotësohet,  tani ka një strukturë pothuajse përfundimtare. Jam i sigurt se Mateo Bruni do të dijë të prijë me kompetencë e shpirt skuadre, duke kontribuar në drejtim me objektivin për një shërbim sa më të mirë të mundshëm dhe për një informacion korrekt”.

18 korrik 2019, 13:45