Kërko

Cristiane Murray Cristiane Murray 

Cristiane Murray - zëvendës-drejtoreshë e Sallës së Shtypit të Vatikanit

Papa emëroi doktoreshën Cristiane Murray, zëvendës-drejtoreshë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë

R. SH. - Vatikan

E lindur më 10 mars 1962 në Rio de Janeiro, Cristiane Murray u diplomua në Administrim ndërrmarjesh e Marketing, pranë Universitetit Katolik të Rio de Janeiro.

Punon, që nga nëntori i vitit 1995, në Radio Vatikan, sot e përfshirë në Dikasterin për Komunikimin, ku është marrë, ndërmjet tjerash, me redaktimin e lajmeve rreth veprimtarisë së Kishës misionare në botë si dhe me telekronikat e radiokronikat e drejtpërdrejta të kremtimeve papnore: me Engjëllin e Tënzot dhe audiencat, duke ndjekur edhe Papën gjatë shtegtimeve nëpër botë.

Nga viti 2018 bashkëpunon me Sekretarinë e Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve për përgatitjen e Asamblesë së Posaçme të Sinodit të Ipeshkvijve për Zonën Panamazonike.

Përveç italishtes e portugishtes, zotëron gjuhën spanjolle, franceze  e angleze.

25 korrik 2019, 12:15