Kërko

 Iraq, cristiani a Mosul, padre e figlio Iraq, cristiani a Mosul, padre e figlio 

Imzot Warduni: vizita e Papës në Irak, burim paqeje

Imzot Shlemon Warduni, ipeshkëv ndihmës i Bagdadit, në mikrofonin e Vatican News shpreh gëzimin e të krishterëve irakianë pas shpalljes së dëshirës së Papës për të vizituar vendit në vitin 2020

R.SH. - Vatikan

Në audiencën e djeshme, në Vatikan, me delegatët e Bashkimit të Veprave të Ndihmës për Kishat Lindore  - Roaco, Papa Françesku shprehu dëshirën dhe qëllimin e tij mirë të për të shkuar në Irak vitin e ardhshëm. Një lajm që në vend pritej prej kohësh, siç nënvizon për Vatican News, në mikrofonin e Benedetta Capelli, imzot Shlemon Warduni, ipeshkëv ndihmës i Bagdadit, ta dëgjojmë

Për Vatican News, imzot Shlemon Warduni, ipeshkës ndihmës i Bagdadit, ta dëgjojmë

R. - Është një lajm që na mbush me gëzim dhe dashuri. Me të vërtetë tregon mirësinë, përzemërsinë e Papës, i cili nuk dëshiron të lërë askënd pa vizituar, veçanërisht ata që janë në vështirësi, por dëshiron t'i inkurajojë, t'u japë një shtytje për të vazhduar e ecur përpara pa frikë dhe me gjithë zemër. Për këtë arsye, këtë lajm e kemi pritur prej shumë kohësh, jo ​​vetëm ne të krishterët, por të gjithë banorët e Irakut. Dhe të gjithë na pyesin: "A nuk vjen Papa, këtu?" Prandaj, ky është një lajm i bukur, një lajm që na jep guxim e forcë për të vazhduar, së bashku me Papën, t'i duam të gjithë njerëzit me gëzim dhe paqe. Të gjitha vizitat e Papës janë, vërtet, një burim gëzimi dhe paqeje.

Papa Françesku duke njoftuar për këtë vizitë, shprehu gjithashtu shpresën që Iraku të mos nuk bie përsëri në tensione e kriza që vijnë nga konfliktet e pafundme të pushteteve rajonale. Cila është, aktualisht, situata në vend?

R. - Është ashtu siç tha Shenjtëria e Tij. Lindja e Mesme është e mbushur me vështirësi të ndryshme; mungon paqja e vërtetë. Ne po presim paqen. Ne e duam paqen. Pra, me shumë dashuri e falënderojmë Shenjtërinë e Tij dhe lutemi, duke filluar që tani, që vizita e tij në Irak të jetë një rast i volitshëm dashurie, paqeje, që mund t'u japë shpresë të gjithëve, sepse deri më tani disa fshatra, disa qytete, janë shkatërruar plotësisht. Ne duam që gjithçka të rikuperohet, të ndërtohet mirë, për të jetuar në paqe, qetësi, në miqësi dhe dashuri të vërtetë.

11 qershor 2019, 10:44