Kërko

Mons. Marcello Semeraro me Papen Françesku Mons. Marcello Semeraro me Papen Françesku 

Imzot Semeraro, shpresojmë t’ia dorëzojmë Papës projektin e reformës në shtator

Brifing përfundimtar nga Drejtori i Përkohshëm i Zyrës së Shtypit, Gisotti, për të ilustruar punën e Takimit XXX të Këshillit të Kardinajve që u zhvillua në Vatikan nga 25 deri më 27 qershor. Rrugëtimi i Kushtetutës së re Apostolike në qendër të konferencës. ImzotSemeraro: deri në shtator projekti reformës në duart e Papës.

R.SH. - Vatikan

Përfunduan sot punimet e Mbledhjes së 30-të të Këshillit të Kardinajve, që filloi më 25 qershor, në prani të Papës Françeskut. "Këshilli i kardinajve shpreson, madje është i bindur, t’ia dorëzojë Papës draftin e Kushtetutës së re apostolike mbi Kurien Romake brenda këtij viti: shpresa është që drafti t’i dorëzohet Papës brenda shtatorit. Pastaj kohët tjera i vendos vetë Papa”. Kështu u përgjigj sekretari i këshillit të kardinajve, ipeshkvi i Albano-s imzot Marcello Semeraro, gjatë një konference shtypi, në përfundim të sesionit të 30-të të organizmit që punon me Papën në reformën e Kuries romake, në një pyetje se kur do të jetë gati projekti i kushtetutës së re, e cila ka titullin e përkohshëm  ' Praedicate evangelium’ e që do të zëvendësojë “Pastor bonus " të Gjon Palit II.

Aktualisht vazhdojnë konsultimet mbi versionin e parë të tekstit. Ky konsultim, i cili ka marrë përgjigjen, me vërejtje e sugjerime, e të gjitha Dikastereve të Kuries Romake dhe të Universiteteve Papnore në Romë, vazhdon punën për t’u mundësuar  edhe Konferencave Episkopale Kombëtare t’i dërgojnë përgjigjet e tyre, të cilat ende nuk arritur t’i plotësojnë dhe t’i dërgojnë brenda afatit të caktuar. Takimi i ardhshëm i Këshillit të Kardinajve do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator.

Në mbledhjen e 30-të të Këshillit të Kardinajve, që sapo përfundoi,  ishin të pranishëm të gjithë anëtarët – kardinajtë Pietro Parolin, Oscar Andres Rodriguez Maradiaga, Reinhard Marx, Sean Patrick O'Malley, Giuseppe Bertello dhe Oswald Gracias - gjithashtu ishte i pranishëm sekretari imzot Semeraro dhe sekretari dytë imzot Marco Mellino.

Papa si zakonisht mori pjesë në punime, edhe pse mungoi të mërkurën paradite për shkak të audiencës së përgjithshme dhe sot paradite për disa audiencave që pati në Pallatin Apostolik.

Gjatë Mbledhjes, me dëshirën e Papës, është ilustruar një pjesë e vërejtjeve dhe sugjerimeve që kanë mbërrij në Këshillin e kardinajve. Monsinjor Mellino, i ilustroi propozimet e Papës para Këshillit sipas kësaj radhe: Vërejtjet e përgjithshme mbi tekstin e dërguar; Çështjet themelore që duhet të zgjidhen para shqyrtimit të tekstit; Ilustrimi i vërejtjeve specifike që kanë mbërrij. Së bashku me aktivitetin e studimit dhe krahasimin e përgjigjeve, të kanë mbërrij deri më tani, gjatë konsultimit, të martën e kaluar, u dëgjua imzot  Pio Vito Pinto, dekan i Rota Romana, i cili bëri një reflektim mbi aktivitetin e Dikastereve që kanë kompetencë në fushën ligjore.

27 qershor 2019, 16:50