Kërko

Cardinale Parolin in Kosovo6.jpg

Kosovë: Përfundoi vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Parolin

Përfundoi vizita e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Parolin në Kosovë. “Kam nderin t’u sjell përshëndetjet dhe bekimin e Papës Françesku, shpirtërisht shumë pranë popullit të Kosovës e, posaçërisht, bashkësisë katolike të këtyre trojeve”- pohoi Kardinali Parolin dhe u kërkoi "katolikëve, e edhe të gjithë kosovarëve, në përgjithësi, të jenë artizanë të paqes, gjithnjë e me të gjithë".

R.SH. - Vatikan

Përfundoi sot vizita dy ditore e Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Pietro Parolin në Kosovë. Një vizitë e rëndësishme për Kishën katolike vendore e me një domethënie të veçantë për mbarë vendin.  Kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrësinë e Papës e të Selisë së Shenjtë me komunitetin katolik dhe me mbarë popullsinë e Kosovës e ripohon kujdesin e dashurinë e Papës  Françeskut ndaj këtij populli e vendi.

“Kam nderin dhe kënaqësinë t’u sjell përshëndetjet dhe bekimin e Papës Françesku, shpirtërisht shumë pranë popullit të Kosovës e, posaçërisht, bashkësisë katolike të këtyre trojeve”, u shpreh mes tjerash Kardinali Parolin gjatë homelive mbajtur në Prishtinë dhe Prizren.

Pasi kujtoi lashtësinë e krishterimit në këto treva të Dardanisë së dikurshme, Kosovës së sotme, ku tha Kardinali Parolin: “Dihet se në këto hapësira të Dardanisë krishterimi erdhi dhe u pranua në shekujt e parë. Këtë e dëshmojnë martirët e Ulpianës shën Flori e Lauri e shumë të tjerë deri te shenjtëresha e dashurisë, Nënë Tereza”.

Kosova, eshte "një tokë që është udhëkryq kulturash e popujsh", ku Kisha katolike,  edhe pse e vogël, po jep kontributin e saj në lartimin moral  e shpirtëror të popullit kosovar". Pastaj duke iu referuar realitetit të sotëm, kardinali Pietro Paroli i porositi besimtarët e qytetarët e Kosovës të “bashkëpunoni për një rritje shpirtërore me të tjerët, pa dallim besimi” dhe u   u kërkoi "katolikëve, e edhe të gjithë kosovarëve, në përgjithësi, të jenë artizanë të paqes, gjithnjë e me të gjithë".

Po mbi vizitën historike të Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Pietro Parolin në Kosovë, nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina Rabie Ibraj

Kardinali Parolin: Papa Françesku shpirtërisht është afër me popullin e Kosovës 

Madhështinë e kremtimit te festes se Rrëshajëve, nuk e ka perjetuar ndonjehere Kisha Katolike ne Kosove, sikur te dielen e kaluar, per faktin se jo vetem Kisha por e gjithe Kosova ishte nderuar me ardhjen e personalitetit te dyte pas Papes nga Shteti i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin. Konkateralja “ Shen Nene Tereza” ne Prishtine ishte mbushur ne Meshën Shenjte si asnjëherë me pare, me besimtare, qytetare, autoritete te larta te vendit, ipeshkvije, meshtare, motra, seminariste, ushtare te KFOR, it e perfaqesues te besimeve tjera fetare.  

“Eminence, Kisha jone  e ka pritur me shekuj kete moment, qe ta kemi te pranishëm Seline e Shenjte nder ne, të cilën gjithmone e kemi pasur ne zemra tona. Ne kemi kaluar sfida te shumta gjate historise, por e kemi ruajtur besnikërinë ndaj Selisë Apostolike, e kemi ruajtur fene tone ne Jezu Krishtin, ne vendin tone, ne token tone ku jetojmë. Megjithatë, asnjëherë nuk e kemi nxitur te keqen ne kete vend, ndonëse nuk kemi mundur as ta luftojmë, por e kemi përballuar”, tha ipeshkvi Imzot Dode Gjergji, i cili falënderoj Seline e Shenjte per mbështetjen e vazhdueshme qe i ka dhene popullit shqiptar dhe gjithe Ballkanit, si dhe per ngritjen e dioqezës Prizren-Prishtine, duke shtuar se kisha ne Prizren daton  e dëshmon fenë e krishtere qe nga shekulli IV p.K.. 

Kardinali Parolin, ne nje predikim shume domethënës, fillimisht shprehu admirimin e tij qe gjendet ne Kosove. “Dua te shpreh gezimin qe jam ne mesin tuaj, ne kete kremte te madhe te Rrëshajëve dhe t’ua përcjell përshëndetjet dhe bekimin e Papa Françeskut, i cili shpirtërisht është afer me popullin e Kosovës, e ne veçanti me bashkësinë katolike te kësaj toke, e cila edhe ne çastet me te vështira ndonjëherë me historinë e saj te mundimshme, nuk e ka humbur kurrë vetëdijen se është pjese, edhe pse e vogël, e Kishës se madhe te përgjithshme”, tha ai.

Dihet se ne këto hapësira krishterimi erdhi e u pranua ne shekujt e pare. Ne Ulpianë dikur kryeqendër  e krahinës historike te Dardanisë ishin martiret e pare shën Flori e Lauri te cilet u pasuan nga nje shenjtereshe tjeter e dashurise, Terezes se Kalkutes, e me kete rast  duam ta kerkojme ndermjetesine e saj ne kete konkatedrale kushtaur asaj, si dhe te gjithe martireve te kesaj kishe vendore, qe u martirizuan  vetem e vetem pse kishin dëshmuar fene e tyre te krishtere”, tha kardinali Parolin, duke u ndal ne vazhdim te festa e Rrëshajëve, dhe uroj qe Kosova te jete shtepi e harmonise per te gjithe. “Sot lutemi se bashku qe kjo te ndodhe per hirin e Shpirtit Shenjte, i cili vertete eshte autori i ketij bashkimi ne dallime dhe qe nuk e ka humbur fuqine bashkuese qe Kisha e kishte ne zanafille dhe tutje neper shekuj” porositi Kardinali Parolin.

Ne nje atmosfere madheshtore, eshte kryer edhe riti i krezmimit i 22 te rinjeve e te rejave nga vet dora e kardinalit te cilet do ta mbajne ne mend per gjitmone, kete dhurate te Zotit. “E dashur rini, qe te jeni shenje e jetës ne rritje, e nje kishe qe rritet, sot po e merrni Sakramentin e Përforcimit qe eshte nje periudhe e rëndësishme e jetës tuaj te krishtere dhe eshte përplotësim i hirit te pagëzimit kur keni qene fëmijë. Siç tha Papa Françesku, askush nuk e pranon Sakramentin e Përforcimit (Krezmimit) vetëm per vete, por për te bashkëpunuar ne rritjen shpirtërore edhe me te tjerët pa dallim besimi”, ishte porosia tjetër e madhe e kardinalit Parolin, i cili e dha edhe bekimin e  Rrëshajëve.

Pas Meshe, festa  vazhdoi në qendrën “Bogdanipolis” me nje pritje te përzemërt qe u organizua per nder te Kardinalit Parolin, e kësaj atmosfere te bukur iu bashkua edhe kreu i Bashkësisë Islame te Kosovës, kryemyftiu Naim Ternava.

Shtegtimi i kardinalit Parolin  vazhdoi edhe ne mbrëmjen e se dielës, ku ne ora 18.00 kremtoi Meshën Shenjte dhe rishuguroi Kishen -katedrale “Zoja Ndihmëtare” ne Prizren. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

10 qershor 2019, 14:55