Cerca

Vatican News
 Kardinalin Parolin gjate kremtimit te Sakramentit te Krezmimit te rinjve ne Kon-katedralen Nene Tereza ne Prishtine 9 qershor 2019 Kardinalin Parolin gjate kremtimit te Sakramentit te Krezmimit te rinjve ne Kon-katedralen Nene Tereza ne Prishtine 9 qershor 2019 

Kardinali Parolin nё Kosovё: Papa Françesku ёshtё shpirtërisht pranё popullit tuaj

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin: ju transmetoj përshëndetjet dhe bekimet e Papёs Françeskut, i cili është shpirtërisht afërt popullit të Kosovës. Kardinali Parolin u kërkoi katolikëve dhe kosovarëve në përgjithësi "të jenë ndërtues tё paqes, gjithmonë e me të gjithë".

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia Tij Kardinali Pietro Parolin kremtoi sot Rrëshajët në Kosovë ku gjendet për një vizitë dyditore.  Është hera parë që një personalitet i lartë i Selisë së Shenjtë e viziton Kosovën, prandaj vizita e kardinalit Parolin merr një domethënie të veçantë si për Kishën dioqezane Prizren-Prishtinës e po kështu edhe për mbarë vendin.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, gjatë vizitës së tij në Kosovë shoqërohet nga Delegati Apostolik për Kishën katolike të vendit, Nunci Apostolik, kryeipeshkvi Imzot Jean-Marie Speich (emëruar në këtë mision më 19 mars 2019).

Dita e parë e vizitës së Kardinalit Parolin iu kushtua Kishës dioqezane të vendit, kështu:

sot paradite në Kon-Katedralen Shën Nënë Tereza, në Prishtinë në 11:00, kardinali Parolin kremtoi Meshën solemne dhe krezmimin e të rinjve. Pas Meshës, në qendrën “BogdaniPolis” pranë Kon-Katedralen, nga ipeshkvi i vendit imzot Dodë Gjergju, u organizua një pritje solemne në nder Kardinalit Parolin.

Gjithnjë sot, në ora 18:00,  Sekretari Shtetit të Vatikanit. kardinali  Parolin kremtoi një tjetër Meshë solemne të Rrëshajëve në Katedralen e rinovuar të Zojës Ndihmëtare në Prizren dhe kryesoi ritin e rishugurimit të Kishës amë të Kosovës.

Gjatë kremtimit solemn tё Meshёs nё festёn e Rrёshajёve,  paradite nё Prishtinë e pas dite nё Prizren, Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, kardinali Parolin tё pranishmёve dhe mediave vendore, mes tjerash e tha se sjellë përshëndetjet e Papës Françeskut dhe bekimin e tij të veçantë. Kardinali Parolin u kërkoi katolikëve dhe kosovarëve në përgjithësi "të jenë ndërtues tё paqes, gjithmonë e me të gjithë".

Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë më pas shprehu gëzimin e tij qё gjendet në mesin e besimtarëve të Kosovës në një kremtim fetar kaq të rëndësishëm siç janё Rrëshajët dhe, qё ka mundёsinё tё kremtojë Meshën në Kishёn katedrale tё dioqezёs së Prizren-Prishtinёs, në zemrën dinamike të Prishtinës, një qytet që po përjeton një periudhë ndryshimi të shpejtë drejt modernitetit dhe ёshtё gjithnjë e më afër standardeve evropiane, sipas Kardinalit.

"Kam nderin dhe kënaqësinë t’i sjell  ipeshkvit tuaj Dodë Gjergjit e të gjithë ju të pranishmëve përshëndetjet dhe bekimet e Papёs Françeskut, i cili është shpirtërisht afërt popullit të Kosovës e në mënyrë të veçantë pranë komunitetit katolik të kësaj toke".

Në këtë kontekst, kardinali Pietro Parolin nuk mungoi të theksuari se edhe në momentet më të vështira të historisë së saj, Kisha katolike kosovare nuk e ka humbur kurrë vetëdijen për të qenë një pjesë e vogël e Kishës së madhe universale.

Nesër më 10 qershor, ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Sekretari Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin do të ketë takime me autoritetet shtetërore e qeveritare të vendit, në Prishtinë. Gjithnjë sot, pranë selisë ipeshkëvnore në kryeqytet, kardinali Parolin do të takojë klerin, rregulltarët dhe rregulltaret e Kishës dioqezane Prizren-Prishtinë.

Kjo vizitë e Sekretarit të Selisë së Shenjtë në Kosovë paraqet një rast të veçantë për komunitetin katolik të vendit, për të cilin do jetë një inkurajim për të ecur në rrugën e besimit e të dashurisë ndërvëllazërore, për të kontribuar për të mirën e mbarë shoqërisë së vendit, si dhe për t’u sjell të gjithëve qytetarëve të Kosovës afërsinë, dashurinë dhe bekimin e Papës Françesku.

09 qershor 2019, 16:04