Kërko

Papa Françesku e zedhenesi i perkoheshem i Selise se Shenjte Gisotti Papa Françesku e zedhenesi i perkoheshem i Selise se Shenjte Gisotti 

Papa: udhëtime në Afrikë, në shtator, me takime politike, baritore e ndërfetare

Tre shtete do të vizitohen nga Papa Françesku në shtatë ditë, me gjithsej 15 fjalime gjatë takmimeve e kremtimeve të ndryshme

R.SH. - Vatikan

Shtatë ditë udhëtimi, për t’i vizituar tri vende, me gjithsej 15 fjalime. Janë disa të dhëna rreth udhëtimit që do ta sheh Papën Françesku në shtegtimin e tij në Afrikë nga data 4 deri më 10 shtator të ardhshëm, për të vizituar Mozambikun, Madagaskarin dhe Ishujt Mauritius, kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Vatikanit, duke shpallur edhe programin. Takimet politike, kishtare baritore,ndërfetare janë disa nga momentet e udhëtimit të Papës në Afrikë, që përfshin gjithashtu  edhe një "lutje për punëtorët".

Papa Françesku do të niset të mërkurën më 4 shtator në orën 8.00 nga aeroporti romak i Fiumicinos për të arritur në ora 18.30 në Maputo, kryeqytetin e Mozambikut, ku do të pritet me një ceremoni të mirëseardhjes

Të enjten, më 5 shtator, gjithnjë në Maputo është në program vizita e kortezisë te Presidenti në Pallatin "Ponta Vermelha", pastaj takimi Papës me autoritetet, shoqërinë civile e Trupin Diplomatik, takimi ndërfetar me të rinjtë në Pavillon Maxaquene; pas drekës në Nunziatura, në program është takimi i Papës me ipeshkëvijtë, meshtarët dhe besimtarët e vendit në Katedralen e Zojës së Papërlyer.

 Të premten, më 6 shtator, Papa Françesku do të vizitojë së pari, në Maputo, spitalin e Zimpetos dhe pastaj do të kremtojë Meshën në stadiumin e Zimpetos, menjëherë pas Meshës do të mbahet ceremonia e lamtumirës në aeroport, ku do të fluturojë në 12.40 drejt Antananarivo-s, kryeqytetit të Madagaskarit, ku Papa do të mbërrijë në orën 16.30 e pas pritjes me një ceremoni të mirëseardhjes në aeroport.

Të shtunën më 7 shtator, gjithnjë në kryeqytetin Malgash, në program është vizita e kortezisë te Presidenti në Pallatin presidenciale "Iavoloha", pastaj takimi Papës me autoritetet, shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik në Ceremony Building, lutjes e mesditës në Manastirin e Motrave Karmelitane të zbathura dhe, pas drekës në Nunciatur, takimi me ipeshkëvijtë e Madagaskarit në Katedralen e Andohalos, vizita npranë varrin të të Lumit Victoire Rasoamanarivo, vigjilja e lutjes me të rinjtë në Fushën dioqezane të Soamandrakizay.

Të dielën më 8 shtator, gjithnjë në Antananarivo, në programin e ditës është kremtimi i Meshës në Kampin Dioqezan të Soamandrakizaj, dhe pas drekës me shoqëruesit e papës në Nunciaturë, vizita në qytetin e Miqësisë Akamasoa, lutja për punëtorët në vendin e ndërtimit Mahatzana, takimi me meshtarët, rregulltarë, rregulltaret dhe seminaristët në Kolegjin Shën Mikelit.

Kështu mbërrijmë të hënën më 9 shtator, kur në orën 7.30 të mëngjesit, Papa do të niset me aeroplan drejt në Port Louis, kryeqytetit të Mauritius, ku nrreth orës 10.40 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në aeroport, pastaj kremtimi i Meshës në Monumentin e Marisë Mbretëreshë e Paqes, dreka me Ipeshkëvijtë e Cedoi në selinë dioqezane, vizita private në Shenjtëroren Pere Laval, vizita e kortezisë te presidenti dhe takimi me kryeministrin në pallatin presidencial, pastaj takimi me autoritetet, shoqërinë civile, trupin diplomatik. Pas ceremonisë së lamtumirës në aeroport, Papa Françesku do të largohet në orën 19.00 drejt Antananarivo, ku do të mbërrijë në orën 20.00.

Dita e  martë, më 10 shtator do t'i kushtohet vetëm fluturimit të Kthimit drejt Italisë: ceremonia e lamtumirës në aeroportin e kryeqytetit malgash, me nisjen në orën 9.20 dhe mbërritjen në Roma-Ciampino rreth orës 19.00.

28 qershor 2019, 15:11