Kërko

Vatican News

Imzot Gjergj Meta: Lutja për Shqipërinë në kohë krize

O Hyj, hidhi sytë e tu plot dashuri mbi popullin tonë shqiptar, mbi Shqipërinë tonë! Ndihmoje vendin tonë të ngrihet e të përparojë, të jetë krah vendeve të zhvilluara evropiane, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe çdo individ, sidomos të varfërit e të mënjanuarit, e ku të rinjtë e Bekoje o Zot Shqipërinë! Bekoji shqiptarët!

R.SH. - Vatikan

O Hyj, hidhi sytë e tu plot dashuri mbi popullin tonë shqiptar, mbi Shqipërinë tonë!

Ti na ke bekuar, pasi na ke dhënë një gjuhë, një komb, një natyrë të mrekullueshme, detin dhe malet. Na ke bekuar me fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar. Nëpër dallgët e historisë, që shpesh ka qenë e pamëshirshme me ne, ti na ke dalë Zot e ne kemi mbijetuar. Na ke mbajtur në krahët e tu si shqipja zogjtë e saj. E ne ta dimë për nder e të falënderojmë. 

Por sot, tani në këto ditë o Hyj, ne bijtë e tu po rënkojmë nga pamundësia për t'u marrë vesh me njëri-tjetrin. Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve politike a për t'i qëndruar besnikë prijësve politikë. 

Na jep o Zot paqe për vendin tonë! Krijo në ne një shpirt besnikërie ndaj familjes, kombit dhe të ardhmes, më shumë se ndaj ideve apo prijësve politikë që shkojnë e vijnë. 

Jepu politikanëve tanë të të gjitha krahëve urtinë e mendjes dhe dashurinë e zemrës, që të ulin armët e konfliktit e të lartësojnë flamujt e bardhë të paqes. 

Ndihmoje vendin tonë të ngrihet e të përparojë, të jetë krah vendeve të zhvilluara evropiane, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe çdo individ, sidomos të varfërit e të mënjanuarit, e ku të rinjtë e të rejat ndërtojnë jetën e tyre, pa pasur nevojë të ikin gjetiu. 

Bekoje o Zot Shqipërinë! Bekoji shqiptarët!

Amen!

Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit të Mirditës.

18 qershor 2019, 14:40