Papa udienza :con il Patriarca Bartolomeo Papa udienza :con il Patriarca Bartolomeo 

Delegacioni Konstandinopojës, në Romë për festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal

Në kuadër të shkëmbimit tradicional të delegacioneve për festat respektive të Shenjtorëve Qiellor, më 29 qershor në Romë, për kremtimin e Apostujve të Shenjtë Pjetër e Pal dhe më 30 nëntor në Stamboll, për kremtimin e Shën Andreut Apostull, një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës do të bëjë vizitë në Romë nga 27 deri më 29 qershor 2019, për festën e Shën Pjetrit e Palit

R.SH. - Vatikan

Në kuadër të shkëmbimit tradicional të delegacioneve për festat përkatëse të Shenjtorëve Qiellor të qytetit të Romë, më 29 qershor për kremtimin e Apostujve të Shenjtë Pjetër e Pal dhe për kremtimin e Shën Andreut Apostull në Stamboll, më 30 nëntor, një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës do të bëjë vizitë në Romë nga 27 deri më 29 qershor 2019, për festën e Shën Pjetrit e Palit.  

Kështu njoftoi sot Këshilli Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë e, duke specifikuar se delegacioni do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Telmissos, Job, përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike në Këshillin Ekumenik të Kishave dhe bashkë-kryetar i Komisionit të përzier ndërkombëtar për Dialogun Teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kryepeshkopi Job do të shoqërohet nga peshkopi i Melitenit, Maximos dhe diakoni Bosforij Mangafas.

Të premten, më 28 qershor, delegacioni i Patriarkanës Ekumenike do të pritet në audiencë nga Papa Françesku dhe "do të ketë biseda me Këshillin Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve", thuhet në deklaratën e Sallës së shtypit të Vatikanit: të shtunën më 29 qershor delegacioni i Patriarkanës Ekumenike  do të marrë pjesë në kremtimin solemn të Eukaristisë të cilin do ta kryesojë nga Ati i Shenjtë Bergoglio.

Prania e delegacioneve në festat e Pajtorëve qiellorë të Selisë së Shenjtë të Romës dhe asaj të Kostandinopojës, është një nismë e frytshme në dy drejtime. Së pari, shkëmbimi i vizitave të rregullta ndërmjet Romës e Kostandinopojës dy herë në vit është rast vërtetë i përshtatshëm edhe për shkëmbimin e informacioneve, për të mësuar të rejat nga jeta e të dyja Kishave si dhe për koordinimin e nismave. Së dyti, shkëmbimi i vizitave bëhet me rastin e dy festimeve të Shenjtorëve Pajtorë qiellorë: shën Andreut, pajtor i Patriarkanës Ekumenike dhe shenjtorëve Pjetër e Pal, Pajtorë të Romës. E kjo tregon qartë se orientimi i dialogut i nënshtrohet lutjes drejtuar Zotit. Është orientim shpirtëror sepse, siç e ka kujtuar edhe Papët, në marrëdhëniet ekumenike duhet që kryet e vendit ta ketë lutja: lutja jep jetë, lutja drejton, lutja ndihmon. E ky është edhe kuptimi kryesor: bisedë e lutje!

24 qershor 2019, 14:02