Kërko

Takimi IX Botëror i Familjeve në Dublin të Irlandës, 25.08.2018 Takimi IX Botëror i Familjeve në Dublin të Irlandës, 25.08.2018 

Takimi i ardhshëm Botëror i Familjeve mbi thirrjen e shenjtërinë

“Dashuria familjare: thirrja dhe udha e shenjtërisë”: kjo, tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Takimin e ardhshëm Botëror të Familjeve, që do të mbahet në Romë, nga 23 deri më 27 qershor 2021. Njoftimin e jep sot Dikasteri vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, në një komunikatë për shtyp.

R.SH. - Vatikan

Në 5-vjetorin e Nxitjes Apostolike “Amoris Laetitia” dhe në 3-vjetorin e shpalljes së “Gaudete et Exsultate”, tema e zgjedhur synon ta lartojë dashurinë familjare si thirrje e Zotit dhe udhë shenjtërie, për t’i dhënë rëndësi kuptimit më të thellë e shëlbues të marrëdhënieve familjare në jetën e përditshme, shkruhet në komunikatë. Prandaj, Takimi synon rileximin e “Amoris Laetitia” në dritën e thirrjes për shenjtëri të Nxitjes tjetër apostolike “Gaudete et Exsultate”.

Në fakt, vijon Dikasteri vatikanas, dashuria bashkëshortore dhe familjare nxjerr në pah dhuratën e çmuar të bashkëjetesës njerëzore, duke nxitur bashkimin dhe duke parandaluar kulturën e individualizmit, të konsumit dhe të hedhurinave: “Përvoja estetike e dashurisë shprehet në një këndvështrim, që e sheh tjetrin si qëllim në vetvete” (AL 128) dhe njëkohësisht e njeh atë në identitetin e tij të shenjtë familjar, si bashkëshort, bashkëshorte, baba, nënë, fëmijë, gjysh a gjyshe.

Duke i dhënë formë përvojës konkrete të dashurisë, të martesës dhe të familjes ata e bëjnë të dukshme vlerën e lartë të marrëdhënieve njerëzore, duke ndarë ndërmjet tyre gëzimet dhe punën në jetën e përditshme e duke i orientuar njerëzit drejt takimit me Zotin. Kjo udhë, kur jetohet me besnikëri dhe këmbëngulje, e forcon dashurinë dhe bën të mundur atë thirrje për shenjtëri, që çdo njeri e ndjen në zemër të vet e që konkretizohet në marrëdhëniet martesore dhe familjare. Në këtë kuptim, jeta familjare e krishterë është thirrje dhe udhë drejt shenjtërisë, shprehje e “fytyrës më të bukur të Kishës” (GE 9), përfundon komunikata e Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën.

17 maj 2019, 13:21