Papa: Tweet, ‘çdonjëri prej nesh është i çmueshëm për Zotin’
R.SH. - Vatikan
Sot, Kisha Katolike kremton festën liturgjike të Zojës së Fatimës e përkujton atentatin kundër Papës Gjon Pali II, në vitin 1981. Shenjti i mëvonshëm ishte i bindur se Zoja e pati shpëtuar nga vdekja e sigurt.
Në një tweet, sot më 13 maj, Papa Françesku shkruan: "Mari, Virgjër e #Fatimës, jemi të sigurt se secili prej nesh është i çmueshëm para syve të tu dhe se asgjë që kemi në zemrat tona nuk është e panjohur për ty. Ruaje, pra, jetën tonë në krahët e tu, na udhëheq të gjithëve në udhën e shenjtërimit". (13 maj 2019).
Zoja e Fatimës, ftesë për kthesë
Në audiencën e përgjithshme të 11 majit 2016, Papa Françesku duke kujtuar, ndërmjet tjerash, festën liturgjike të Zojës së Fatimës, pati nënvizuar se “dukja mariane na fton edhe një herë për lutje, pendesë e kthim në rrugën e Zotit. Zoja na fton të mos e fyejmë kurrë më Zotin dhe i kujton mbarë njerëzimit nevojën për ta lëshuar plotësisht veten në duart e Tij, burim dashurie e mëshire”.