Cei:appello a cattolici,lavorare insieme a unità Paese Cei:appello a cattolici,lavorare insieme a unità Paese 

Papa Françesku: më 20 maj do të hapë Asamblenë e ipeshkvijve italianë

Papa Françesku do të hapë më 20 maj Asamblenë e Përgjithshme të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike Italiane, që do të mbahet nga 20 deri më 23 maj, në Vatikan, mbi temën "Modalitetet e mjetet për një prani të re misionare".

R.SH. - Vatikan

Të hënën, më 20 maj, Papa Françesku - me një ndërhyrje publike në orën 16:30, do të hapë Asamblenë e Përgjithshme të Konferencës Ipeshkëvnore  Katolike Italiane, e cila do të mbahet nga 20 deri më 23 maj, në Sallën e Sinodit në Vatikan. Pas  fjalës së Papës, do të vijojë takimi i Atit të Shenjtë Françeskut me ipeshkvijtë italianë me dyer të mbyllura.

Të martën më 21 maj, në orën 9:00, hapja e punimeve të kësaj asambleje do të bëhet nga kryetari i CEI kard. Gualtiero Bassetti, kryeipeshkëv i Perugia-Città della Pieve.

Në rend të ditës, mes tjerash, është miratimi i udhëzimeve për mbrojtjen e të miturve dhe të rriturve në nevojë, në Kishë, pastaj një përditësim rreth takimit që do t’i kushtohet një reflektimi dhe spiritualitetit për paqen në Mesdhe, i cili do të mbahet në Bari të Italisë, më 19-23 Shkurt 2020, dhe një propozim i parë mbi Orientimet e veprimtarive baritore  të Kishës katolike në Itali për periudhën pesëvjeçare 2020-2025.

Tema kryesore e Asamblesë së Përgjithshme të Konferencës Ipeshkëvnore  Katolike Italiane është "Modalitetet dhe mjetet për një prani të re misionare": gjatë punimeve në grupe, mbi këtë temë do të marrin pjesë edhe 15 misionarë.

16 maj 2019, 14:16