Cardinal Tukson Cardinal Tukson  

Papa: konferencës mbi detin në Kopenhagë , "mbështetje komuniteteve bregdetare"

Ati i Shenjtë Françesku: "Solidariteti e shqetësimi vëllazëror, që shtrin dorën e miqësisë dhe të dhembshurisë bujare ndaj vëllezërve dhe motrave tona më të varfër, duhet të gjejnë shprehje konkrete në mbështetjen e komuniteteve bregdetare dhe të të gjithë atyre njerëzve që punojnë në detet tona".

R.SH. - Vatikan

"Solidariteti e shqetësimi vëllazëror, që shtrin dorën e miqësisë dhe të dhembshurisë bujare ndaj vëllezërve dhe motrave tona më të varfër, duhet të gjejnë shprehje konkrete në mbështetjen e komuniteteve bregdetare dhe të të gjithë atyre njerëzve që punojnë në detet tona, të cilët shpesh janë të prekura në mënyrë joproporcionale nga ndryshimet klimatike dhe padrejtësitë e modeleve të zhvillimit të paqëndrueshëm ". Kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh drejtuar kardinalit Peter Turkson, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, me rastin e konferencës "E mira e përbashkët për detet tona të përbashkëta", që po zhvillohet në Kopenhagë, organizuar nga i njëjti Dikaster i Selisë së Shenjtë.

Duke shprehur kënaqësi me praninë e përfaqësuesve të traditave të ndryshme fetare, si dhe të përfaqësuesve të fushës së shkencës, biznesit dhe arsimit, Papa Bergoglio kujton rëndësinë e dialogut "për t’i eksploruar sfidat dhe shqyrtuar mundësitë për detet tona, oqeanet dhe zonat bregdetare, dhe për ata njerëz, jeta e të cilëve varet pikërisht prej deteve". "Duke marrë parasysh kërcënimet shkaktuar nga menaxhimi i padrejtë i deteve dhe manipulimi kriminal i industrive detare", Papa Françesku nënvizon ndërmjet tyre "plagën e trafikut të qenieve njerëzore". Dhe kujton se "një qasje gjithnjë e më ndërdisiplinore dhe dialogu do të favorizojë një seri gjithnjë e më efikase përgjigjesh ndaj sfidave komplekse me të cilat po përballemi".

06 maj 2019, 12:23