Kërko

Shenjtoret e reja Dulce Lopes Pontes e Giuseppina Vannini Shenjtoret e reja Dulce Lopes Pontes e Giuseppina Vannini 

Kisha do të ketë së shpejti dy shenjtore dhe një të lume të re

Dje, Papa Françesku priti në audiencë kardinalin Angelo Becciu, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve dhe e autorizoi të shpallë dekretet për dy shenjtore dhe një të lume të re. Gjithashtu, pas njohjes së virtyteve heroike, janë pesë, Shërbëtorët e rinj të Zotit, që tani e tutje mund të nderohen nga Kisha.

R.SH. - Vatikan

Dekretet kanë të bëjnë me mrekullinë, që i atribuohet ndërmjetësimit të së Lumes Giuseppina Vannini (në shekull: Giuditta Adelaide Agata), Themeluese e Bijave të Shën Kamilit. Ajo ka jetuar në Romë, ku është lindur më 7 korrik 1859 dhe ka ndërruar jetë më 23 shkurt 1911. Është njohur edhe mrekullia, ndodhur me ndërmjetësimin e së Lumes Dulce Lopes Pontes, braziliane, motër e Kongregatës së Misionareve të Zojës së Papërlyer, si edhe mrekullia, për shkak të ndërhyrjes së Shërbëtores së Zotit, Lucia e Zojës së Papërlyer (në shekull: Maria Ripamonti), murgeshë italiane e Institutit të Engjëlloreve të Bamirësisë.

Shërbëtorët e Zotit

         Përveç këtyre, që janë të gjitha gra, prej të cilave dy të parat kanonizohen dhe e treta shpallet e Lume, Papa Françesku nënshkroi edhe dekretet për njohjen e virtyteve heroike të katër burrave e të një gruaje: dy italianë, një spanjoll, një brazilian dhe një italiane, që ka shërbyer e ka vdekur në Argjentinë.

14 maj 2019, 13:24