Kërko

Cardinal Konrad Krajewski visits a refugee camp in Greece Cardinal Konrad Krajewski visits a refugee camp in Greece 

Kard. Parolin: gjesti i Krajweskit për të tërhequr vëmendjen ndaj një problemi real

Duhet kuptuar akti i kardinalit Krajweski, lëmoshtarit të Papës Françeskut, për t’i tejkaluar polemikat dhe për t’u përqendruar ndaj " problemeve që prekin njerëz, fëmijë, të moshuar". Ky komenti i Sekretarit të Shtetit, kard. Parolin.

R.SH. - Vatikan

"Pashë se kishte kaq shumë interpretime dhe polemika. Personalisht besoj se përpjekja që duhet të jetë, është për t’u kuptuar domethënien e këtij gjesti, që deshi të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve ndaj një problemi real, që prek njerëzit, fëmijët, të moshuari". Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, njofton agjencia Ansa, mbi vendimin e lëmoshëtarit apostolike, kard. Krajewski për të hequr vulat nga sahati i dritave të një ndërtese në Romë, okupuar nga rreth 500 vetë.

Angazhimi i Karitasit

Veprimtaria e Kishës ndaj të varfërve, ndërkohë, përshkohet nga polemika dhe zhurma të përditshme. Po Kisha para një varfërie konkrete që kanë njerëzit, reagon duke u përgjigjur po aq konkretisht, gjithmonë diktuar nga misioni i skalitur në mishin e Krishtit: të ndihmohet më të varfrit e më dobëtit e shoqërisë njerëzore.

14 maj 2019, 15:07