Visita zone terremotate in Abruzzo, terremoto l aquila Visita zone terremotate in Abruzzo, terremoto l aquila 

Vepra: Benedikti XVI e Rabini i Vjenës

‘Hebrenjtë dhe të krishterët. Benedikti XVI në dialog me Rabinin Arie Folger’ është titulli i librit redaktuar nga Elio Guerriero (Botuar nga San Paolo), i cili me rastin e 92 vjetorit të lindjes së Papës Ratzinger, paraqitet të enjten më 16 maj

R.SH. - Vatikan

Botohet vëllimi i Elio Guerriero: 'Benedikti XVI dhe Rabini i Vjenës'

Hebrenjtë dhe të krishterët. Benedikti XVI në dialog me Rabinin Arie Folger’ është titulli i librit redaktuar nga Elio Guerriero (Botuar nga San Paolo), i cili me rastin e 92 vjetorit të lindjes së Papës Ratzinger, paraqitet të enjten më 16 maj në orën 14.00 në sallën Pali VI të Universitetit Papanor Lateranens në Romë.

Përveç autorit të librit, takimi - organizuar nga katedra për Teologjinë e popullit të Zotit - marrin pjesë Arie Folger, kryerabin i Vjenës, kryeipeshkvi Georg Gänswein, prefekt i Shtëpisë Papnore dhe sekretar personal i Benediktit XVI, Andrea Monda , drejtor i së përditshëm së Selisë së Shenjtë "L'Osservatore Romano" dhe Achim Buckenmaier, drejtor i Katedrës së Teologjisë së Popullit të Zotit në Universitetin Papnor të Lateranit, konsulent i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri dhe i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.

“Bashkëpunëtorë të besueshëm” e “miq të mirë”, të aftë për të përballuar krizat bashkë me të krishterët e për t’i kapërcyer pozitivisht konfliktet. Këta janë hebrenjtë, që gjatë mëse 50 vjetëve të fundit, i kanë përmirësuar vazhdimisht marrëdhëniet me katolikët.

Deklarata “Nostra Aetate”, theksoi Papa Ratzinger, mbi marrëdhëniet ndërmjet fesë së krishterë dhe atyre jo të krishtera, udhëheq përpjekjet për mirëkuptimin, respektimin e bashkëpunimin e katolikëve me hebrenjtë. Natyrisht, akoma mbetet shumë për të bërë në fushën e dialogut, sidomos për të përballuar sfidat e sotme: “Në një botë, gjithnjë e më të kërcënuar nga humbja e vlerave shpirtërore e morale, të vetmet, që mund të garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe paqen e qëndrueshme, dialogu i sinqertë ndërmjet feve e kulturave është themelor për të ardhmen e familjes njerëzore”.

Benedikti XVI i lutet Zotit që ta bekojë këtë bashkësi e uron që hebrenjtë e të krishterët ta vlerësojnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin e ta përforcojnë miqësinë ndërmjet tyre, për t’i dëshmuar së bashku botës, vlerat, që lindin nga adhurimi i Zotit të vetëm.

16 maj 2019, 12:37