Kërko

FRANCE-FIRE-NOTRE DAME FRANCE-FIRE-NOTRE DAME 

Zjarri shkatërron Katedralen e Parisit Notre-Dame. Papa lutet, pranë Francës

Flakët janë zbutur, madje janë shuar dhe situata është nën kontroll: zjarri që shkatërroi çatinë dhe gulien e Katedrales së Parisit, një simbol i krishterimit, u konsumua dje në mbrëmjen deri vonë. Papa lutet së bashku me Kishën e Francës. E gjithë bota është afër francezëve: vlerësimet e para teknike dhe hetimet mbi këtë fatkeqësi shkatërrimtare janë duke u zhvilluar. Ipeshkvijtë e vendit janë prekur thellë nga përgjërimi planetar dhe emocionet

R.SH. - Vatikan

"Papa është afër Francës, i lutet Zotit për katolikët francezë dhe për popullsinë pariziane e shokuar nga zjarri i tmerrshëm që shkatërroi Katedralen Notre-Dame. Papa siguron lutjet e tij për të gjithë ata që po përballen me këtë situatë dramatike". Kështu pohon, në një tweet, këtë mëngjes, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti, i cili, në mikrofonin e gazetares Vatican News, Francesca Sabatinelli, ripohon tronditjen dhe trishtimin e Selisë së Shenjtë në këtë moment kaq dramatik për krishterimin dhe për gjithë botën:

Deklarata e zëdhënësit të Vatikanit Alessandro Gisotti

Deklarata e zëdhënësit të Vatikanit Alessandro Gisotti

Qysh në mbrëmjen e djeshme, ndërsa flakët filluan nga soleta rreth orës 18.50 ku po bëheshin renovime, e u rritën duke arritur deri te kulmi dhe gulia (maja) e Katedrales, zëdhënësi i Vatikanit tha: "Selia e Shenjtë ka marrë lajmin për zjarrin e tmerrshëm që ka shkatërruar Katedralen e Notre Dame, simbol i krishterimit në Francë dhe në botë". "Shprehim afërsinë tonë me katolikët francezë e me popullsinë e Parisit dhe sigurojmë lutjet tona për zjarrfikësit dhe për të gjithë ata persona që po bëjnë gjithçka që është e mundur për të përballuar këtë situatë dramatike".

16 prill 2019, 12:09