2019.04.20 Risurrezione 2019.04.20 Risurrezione 

Krishti u Ngjall. Vërtet u Ngjall, Alleluja! Për shumë Mot Pashkët!

Jezusi u Ngjall edhe për ne, që duke besuar në Të, ta kemi jetën e vërtetë e të pasosur. Mase dymijë vjet pas kësaj ngjarjeje, Kisha e jeton si të ndodhte sonte, kur ne ju drejtojmë urimin tonë: KRISHTI U NGJALL, ALELUJA; VERTETE U NGJALL ALELUJA! - PËR SHUMË MOT PASHKËT! Miq të nderuar!

R.SH. - Vatikan

Për shumë Mot Pashkët – gëzuar festën e Shenjtë të Pashkëve, kjo e kremte e Shenjtë e Krishtit të Ngjallur, ju, miq të nderuar të Radio Vatikanit kudo që jeni. Drita, bekimi e paqja e Krishtit të Gjallë qofshin përherë në zemra e në familje tuaja!

Në solemnitetin e Shenjtë të Pashkëve,  me Liturgjinë Hyjnore përshkohen ritet e simbolet përmes të cilave të gjithë besimtarët e dinë dhe kuptojnë mesazhin e shpresës që përçojnë, mesazhin e Jetës që buron nga Krishti Gjallë, që e asgjësoi vdekjen përgjithmonë. Në këtë kremtim tejet të Shenjtë, ti bashkojmë zërat tanë me zërin e Kishës, që kumton lajmin gazmor e solemn të Ngjalljes së Krishtit, Dhëndrit e Zotit të saj, fitimtar mbi vdekjen e mbi mëkatin. Ngjallja e Jezu Krishtit është shpresa jonë.

Jezusi u Ngjall edhe për ne, që duke besuar në Të, ta kemi jetën e vërtetë e të pasosur. Mase dymijë vjet pas kësaj ngjarjeje, Kisha e jeton si të ndodhte sonte, kur ne ju drejtojmë urimin tonë:
KRISHTI U NGJALL, ALELUJA; VERTETE U NGJALL ALELUJA! - PËR SHUMË MOT PASHKËT! Miq të nderuar!

Krishti, Shëlbuesi ynë, fitoi mbi vdekjen: Krishti u Ngjall! E i fton të gjithë, burra e gra, të çdo kohe e të çdo vendi, ta ndihmojnë për ta pohuar e kumtuar fitoren e tij me të njëjtat armë: armët e drejtësisë e të së vërtetës, të mëshirës e të paqes, të faljes e të dashurisë.

Kjo është zemra e mesazhit të Pashkëve: Urime - Gëzuar - Pashkë të bardha! Nga redaksia shqipe e Radio Vatikanit – Vatican News

20 prill 2019, 15:48