1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 

Urata e Papës Gjon Pali II drejtuar Zojës së Shkodrës

Më 25 prill 1993, në Katedralen e Shën Shtjefnit, në Shkodër, u bekua nga Papa Gjon Pali II gur themeli i Shenjtërores së re të Zojës së Këshillit të Mirë, në Shkodër, pas rënies së komunizmit. Me rastin e vizitës së tij historike në Shqipëri, Gjon Pali II dhuroi edhe kopje autentike të Figurës së Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren e Genazzano-s, afër Romës.

R.SH. - Vatikan

Më 25 prill 1993, në Katedralen e Shën Shtjefnit, në Shkodër, u bekua nga Papa Gjon Pali II gur themeli i Shenjtërores së re të Zojës së Këshillit të Mirë, në Shkodër, pas rënies së komunizmit. Me rastin e vizitës së tij historike në Shqipëri, Gjon Pali II dhuroi edhe kopje autentike të Figurës së Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren e Genazzano-s, afër Romës.
Me nxitjen e Arqipeshkvit të asaj koje, Imzot Frano Illia, filluan punimet e rindërtimit të Shenjtërores së Zojës, në hyrje të Shkdorës pranë Rozafës. Nga emërimi si Administrator Apostolik i Imzot Angelo Massafrës, ndihmuar nga Mons. Lucjan Avgustini, aso kohe famullitar i Katedrales, punimet u përshpejtuan deri në kushtimin e Shenjtërores së Zojës së Këshillit të Mirë, që u bë më 24 maj 1998 nga Kardinali Jozef Tomko, Prefekti i Kongregatës “Propaganda Fide” 

Lutja e Gjon Palit II drejtuar Pajtores së Shqipërisë më 25 prill 1993.

Zoja e Shkodrës, Pajtorja Qiellore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, ti Nëna jonë e Ëmbël! Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd: ktheji sytë e tu mbi këtë komb i cili ka pasur fatin të marrë mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore.
Edhe sot në errësirën e provës ky komb të drejtohet Ty plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore.
Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë: hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare të cilët janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime.
Forco të ligshtit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve!
Nënë e Shëlbuesit,
bekoji familjet e krishtera të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor.
Nënë e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik do të shikojë të realizuara edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij, atëherë kur të gjithë, bij e bija, do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen.

25 prill 2019, 13:43