MOTER ALESSANDRA SMERILLI MOTER ALESSANDRA SMERILLI 

Papa: emëron Këshilltarë të Shtetit të Vatikanit, motër Alessandra Smerilli dhe Antonio Rizzi

Papa Françesku emëroi Motrën Alessandra Smerilli, Këshilltare e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, dhe Antonio Rizzi, këshilltar Shtetit të Qytetit të Vatikanit, profesor i së drejtës private në Universitetin "Tor Vergata "në Romë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi Motrën Alessandra Smerilli, Këshilltare e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, profesorësh e ekonomisë politike në Fakultetin Papnor të Shkencave Arsimore "Auxilium", që drejtohet nga Motrat Saleziane, dhe këshilltar Shtetit të Qytetit të Vatikanit Antonio Rizzi, profesor i së drejtës private në Universitetin "Tor Vergata "në Romë. Kështu njofton Zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

17 prill 2019, 14:46