Vatican News
Viaggio Apostolico Marocco 2019 Viaggio Apostolico Marocco 2019  (Vatican Media)

Jerusalem: rojtari françeskan, apeli Papës e orienton politikën drejt paqes

Më 30 marsin e kaluar, në Rabat, Papa e Mohammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e qytetit të Jeruzalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste, vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore. Së bashku kërkuan të njihet karakteri shumëfetar, përmasa shpirtërore dhe natyra krejt e veçantë e Qytetit Shenjt. Atë Francesco Patton, thirrja Papës e Mohammed-it VI , e orienton politikën drejt paqes.

R.SH. - Vatikan

Më 30 marsin e kaluar, në Rabat, Papa Françesku dhe Mohammedi VI nënshkruan një thirrje, duke njohur unicitetin dhe shenjtërinë e qytetit të Jeruzalemit, pasuri e përbashkët e njerëzimit dhe e besimtarëve të tri feve monoteiste, vend takimi e simbol i bashkëjetesës paqësore. Së bashku kërkuan të njihet karakteri shumëfetar, përmasa shpirtërore dhe natyra krejt e veçantë e Qytetit Shenjt. Rojtari françeskan i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton, komenton, në  mikrofonin e Vatikan News, thirrjen e përbashkët, të Papës Françesku dhe Mohammed-it VI të Marokut, për "ruajtjen" e qytetit të shenjtë të Jerusalemit.

"Do të thoja se kjo thirrje ka vlerën e konfirmimit të linjës që është ripohuar shumë herë vitet e fundit, e cila na kujton, pikërisht, domethënien që ka Jerusalemi për tri fetë Abrahamike, pra për hebraizmin, krishterimin dhe islamin ". Kështu u shpreh kujdestari françeskan i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton e shton: "Sot është me vlerë të ripohohet fakti se, kur flitet për Jeruzalemin, duhet të shkojmë përtej kategorive thjeshtë politike dhe të kuptojnë domethënien që ka ky qytet - shton atë Patton -: i cili është një qytet simbolik për të tria fetë dhe pastaj këtu, në nivelin lokal, është një qytet simbolik për dy popujt, popullin hebraik dhe popullin palestinez.  Kjo do të thotë, gjithashtu, të ripohosh faktin se, kur dikush e prek Jerusalemin,  prek një realitet që është jashtëzakonisht delikat".

Sipas françeskanit Atë Patton, "pasojat e natyrës politike e dimë shumë mirë se cilat janë. E dimë se, nga njëra anë, në njëfarë mënyre ka kërkesa për të pasur një lloj ekskluziviteti mbi qytetin e Jeruzalemit e po kështu, edhe në anën tjetër, ka pretendime të ngjashme". “Atëherë - shton atë Patton - duhet të mësojmë t’i shmangemi  gjuhës së kërkesave a pretendimeve ekskluzive, për të mësuar të përdorim një gjuhë, që do ta quaja propozuese, do të doja të flitej për një menaxhim të përbashkët të qytetit të Jersualemit, i cili ka, pikërisht ,vlerë të veçantë dhe është unik. Edhe Selia e Shenjtë kur flet për Jerusalemin, i  referohet vazhdimisht këtij qyteti si një qyteti të ndarë ndërmjet dy popujve, izraelit dhe palestinez, dhe ndërmjet feve: hebraike, të krishterë dhe myslimane".

Rojtari françeskan i Tokës Shenjte atë Patton shpjegon, gjithashtu, se "kur ekziston një mosbalancim, një situatë delikate, është qartë se kjo mund të ketë reperkusione. Unë do të thoja që nuk duhet harrojmë se sot politika e mbarë botës mund të lëviz sikur të ishim në një fushatë elektorale të përhershme. Kjo ndodh në Itali e edhe këtu e në vende të tjera të botës.

Unë do të thoja se nganjëherë do të ishte mirë dhe e dobishme,  t’i përdorim tonet e diplomacisë, me aftësinë për t’i kultivuar mënyrat e mundshme të takimit ndërmjet popujve, kombeve e feve, e jo ato të ndeshjeve", sepse nuk duhet të harrojmë se e ardhmja është të jetojmë së bashku. Hebrenj, të krishterë e myslimanë të Lindjes së Mesme në dialog”, përfundon atë Patton.

Apeli i Papës, sipas atë Patton,  është një rast i volitshëm për analizimin e problematikave të zonës së Lindjes së Mesme dhe kontributit të feve për paqen e bashkëjetesën, në një perspektivë ekumenik dhe ndërfetar e me kontributin e autoriteteve shpirtërore e politike si dhe të përfaqësuesve të botës së informacionit.

02 prill 2019, 14:24