Logo e Ditëve ndërkombëtare të botimeve katolike Logo e Ditëve ndërkombëtare të botimeve katolike 

Ditët ndërkombëtare të botimeve katolike: fillojnë regjistrimet

Organizuar nga Dikasteri për Komunikimin në Selinë e Shenjtë, Ditët do të zhvillohen në Romë nga 26 deri më 29 qershor me debate, fjalime dhe dëshmi nga botuesit katolikë.

R.SH. - Vatikan

Nga 26 deri më 29 qershor, do të mbahen në Romë, Ditët ndërkombëtare të botimeve katolike. Objektivi i këtyre Ditëve, organizuar nga Dikasteri për Komunikimin në Selinë e Shenjtë, është të mbledhë në katër ditë, botues katolikë të vegjël e të mëdhenj, që përhapin nëpër botë mesazhin e krishterë.

Takim, që parashikon debate, ndërhyrje e dëshmi

Debati do të hapet nga prefekti i Dikasterit, Paolo Ruffini, i pasuar nga relacione të ndryshme, për të reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë, me të cilat përballet sot bota e botimeve katolike, në kuadrin e globalizimit dhe të dixhitalizimit. Reflektimet do të pasurohen nga dëshmitë e botuesve katolikë në kontinente të ndryshme, nga ndërhyrjet e ekspertëve në vlerësimin e produkteve dhe nga përvoja e një përfaqësuesi të një “biblioteke” online.

Mesha e kremtuar nga Papa për Shën Pjetër e Shën Pal

Një panair botuesish dhe tryezash të rrumbullakëta do të lehtësojë shkëmbimin e përvojës. Ditët kushtuar botuesve katolikë do të karakterizohen edhe nga takime të ndryshme kulturore, si edhe nga pjesëmarrja e tyre në meshën e kremtuar nga Papa Françesku, në solemnitetin e shën Pjetrit e të shën Palit, pajtorët e Romës.

Për informacion dhe regjistrim shkruani në gec@spc.va

08 prill 2019, 18:22