Kërko

 Padre Antonio Spadaro Padre Antonio Spadaro 

Christus vivit: atë Spadaro (La Civiltà Cattolica), "Françesku u ofron të rinjve një mësim të madh"

Atë Antonio Spadaro: "Bota dhe Kisha kanë nevojë për entuziazmin dhe përgjegjësinë e të rinjve, si dhe për intuitat e tyre dhe fenë e tyre". "T’i ndihmosh të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm se fati i tyre dhe ai i botës është në duart e tyre", është një "mësimi i madh që Papa Françesku u ofron sot të rinjve".

R.SH. - Vatikan

"Bota dhe Kisha kanë nevojë për entuziazmin dhe përgjegjësinë e të rinjve, si dhe për intuitat e tyre dhe fenë e tyre". "T’i ndihmosh të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm se fati i tyre dhe ai i botës është në duart e tyre", është një "mësimi i madh që Papa Françesku u ofron sot të rinjve". Kështu pohon  jezuiti italian Atë Antonio Spadaro, drejtor i revistës "La Civiltà Cattolica", i cili në revistën e muajit prill, që u botua të shtunën e kaluar, komenton nxitjen apostolike pas-sinodale "Chirstus Vivit" –“Krishtin jeton” kushtuar të rinjve, faqet e së cilës, vëren atë Spadaro, "rrjedhin me një ritëm të rrjedhshëm, plot energji, sikur të donin të shkundnin, tekstualisht sikur të donin të inkurajonin për një jetë të plotë, për jetë të vërtetë".

Nuk është rastësi që "jeta," jeto", "të jetosh" janë terma që përdorën 280 herë në dokumentin e Papës, pikërisht sa edhe fjala " të rinjtë ", e cila është fjalë kyçe e nxitjes apostolike". Sipas Atë Spadaros, " jeta e jetuar plotësisht është boshti rreth së cilit sillën të gjitha fjalimet e Françeskut kushtuar të rinjve". Papa, shpjegon drejtori i revistës së jezuitëve italianë, "që në fillim të Letrës drejtuar të rinjve ofron nxitje reflektimi, sikur të donte të jepte pika meditimi për Ushtrime shpirtërore". "Artikulimet e fjalimi të tij - vëren atë Spadaro - nuk janë ato të një traktati akademik, por i përkasin një teksti që dëshiron ta ushqejë lexuesin, duke i dhënë udhëzime për meditimin shpirtëror dhe ekzistencial".

Në analizën e tij, drejtori i revistës La Civiltà Cattolica vë në dukje se "toni i Nxitjes apostolike është vendosmërisht i lidhur me energjinë për të ndryshuar botën që sot,  jo duke u nisur nga dita e nesërme ose në të ardhmen", megjithëse "Bergoglio shkruan një kapitull të tërë për të ripohuar edhe rëndësinë e rrënjëve".  Sepse "e ardhmja pa një të kaluar - kujton – nuk shkon larg, të rinjtë pa historinë dhe traditën rrezikojnë të jenë ideologji e pastër ose mit, manipulim ose sipërfaqësi".

04 prill 2019, 13:57