Kërko

Papa Françesku në ushtrime shpirtërore në Ariccia Papa Françesku në ushtrime shpirtërore në Ariccia 

Urimet e kard. Re për Papën, në përvjetorin e papnisë

Papa Françesku e kremtoi sot 6-vjetorin e papnisë në Ariccia, ku vijon ushtrimet shpirtërore bashkë me Kurien Romake. Para meshës së mëngjesit, në emër të Kolegjit kardinalor, prelati më i moshuar, kardinali Giovanni Battista Re i bëri urimet Atit të Shenjtë për këtë përvjetor, që kujton zgjedhjen e Jorge Mario Bergoglio-s në fronin e Shën Pjetrit, si sot, më 13 mars 2013.

R.SH. - Vatikan

“Fort i Lumi Atë Papë – tha kardinali Re – sot bie përvjetori i gjashtë i zgjedhjes Suaj në krye të Kishës Katolike. Duke u bërë zëri i gjithë të pranishmëve, dua t’ju them Shenjtëri se gëzohemi, jemi plot gëzim që sot e kremtojmë meshën së bashku me Ju, kryesuar nga Ju. E dua t’ju them edhe se i lutemi Zotit të jetë dritë, mbështetje e ngushëllim për Ju, në detyrën e përforcimit të vëllezërve në fe, për të qenë themel bashkimi dhe për t’u treguar të gjithëve udhën drejt Qiellit. Na bekoni Atë i Shenjtë – përfundoi prelati – e ta dini se jemi afër Jush, vërtet me dashuri të madhe e me përkushtim të sinqertë”.

13 mars 2019, 13:12