Kërko

Vatican News
Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore të Polonisë Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore të Polonisë 

Poloni: filloi Asambleja Plenare e Ipeshkvijve. Mysafir nderi, kard. Parolin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kard. Pietro Parolin, është mysafir nderit në Asamblenë e 382-të Plenare të episkopatit polak, që zhvillon punimet nga dita e sotme e deri në 14 marsin e ardhshëm. Kardinali Parolin, si legat i Papës Françesku, do të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Konferencës katolike të Ipeshkvijve dhe të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Polonisë dhe Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kard. Pietro Parolin, në Poloni, mysafir nderi në punimet e Asamblesë së 382-të Plenare të episkopatit polak, që zhvillon punimet nga dita e sotme e deri në 14 marsin e ardhshëm. Kardinali Parolin, si legat i Papës Françesku, do të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Konferencës katolike të Ipeshkvijve dhe të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Polonisë dhe Selisë së Shenjtë.

Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, gjatë vizitës së tij në Poloni, ka rastin për të dëgjojë reflektimet e presidentit të ipeshkvijve polakë, imzot Stanislaw Gadecki, pas takimeve të fundit me viktimat e abuzimeve nga disa njerëz të kishës; pastaj reflektimin e nënkryetarit të ipeshkvijve polakë, imzot Marek Jedraszewski dhe atë të sekretarit të përgjithshëm i Konferencës së Ipeshkvijve, Mons. Artur Mizinski, mbi rezultatet e takimit kushtuar mbrojtjes të të miturve, që u zhvillua në Vatikan në fund të shkurtit kaluar. Edhe diskutimi i anëtarëve të Asamblesë Plenare të Ipeshkvijve të Polonisë i kushtohet së njëjtës temë.

Më pas, në punimet e Asamblesë së 382-të Plenare të episkopatit polak, Imzot Marek Solarczyk, përgjegjës i Konferencës ipeshkëvnore polake për shërbimin baritor të të rinjve, do të paraqesë një përmbledhje të DBR-së që u mbajt në Panama, ku morën pjesë mbi 4.000 të rinj polakë.

Asambleja Plenare polake do të jetë, gjithashtu, një rast për të propozuar nismën për 100-vjetorin e lindjes së Papës Shën Gjon Palit II, që do të përfshijë periudhën nga data 19 maj 2019 deri më 10 maj 2020. Figurës së Papës së madh, me rastin e 100 vjetorit të lindjes (18 maj 1920) Parlamenti Polak i ka kushtuar tërë vitit 2020. 

12 mars 2019, 13:01