Kërko

Vatican News
Michael Czerny Michael Czerny 

P. Czerny: emigrantët, ndërmjet nesh, kanë nevojë për përgjigjen e të krishterëve

Reflektim i zëvëndës-sekretarit të Seksionit Emigrantët e Refugjatët të Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, atë Michael Czerny, me temë: “Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët”. Jezuiti kujton edhe përgatitjet për Ditën Botërore të Emigrantit dhe të Refugjatit.

R. SH. - Vatikan

“Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët”: kjo, tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Ditën e ardhshme Botërore të Emigrantit dhe Refugjatit, që do të kremtohet të diel, më 29 shtator. Për edicionin e 105-të, Papa  dëshiron të nënvizojë se “thirrjet e tij të vazhdueshme në favor të emigrantëve, refugjatëve, të të shpërngulurve dhe të viktimave të trafikut,  duhen kuptuar lidhur ngushtë me shqetësimet e të gjithë banorëve të periferive ekzistenciale” - E këtë e kujton edhe një notë e Seksionit Emigrantët dhe Refugjatët. Në Vatican News, atë Michael Czerny S.J. zëvendës-sekretar i Seksionit, shpjegon reflektimin e Papës:

Tema është thellësisht aktuale, por ka rrezik që ndokush të mendojë se u kushtohet vetëm njerëzve, të cilët kërkojnë strehë. Ndërsa na kujton se emigrantët dhe refugjatët janë mes nesh, si të gjithë njerëzit, italianë a të ardhur nga vende të tjera. E kanë nevojë për një përgjigje nga ana e të krishterëve. Përfshihen pra, në këtë temë: nuk janë kategori më vete.

Cila është domethënia e temës?

Shpirti i ditës nuk kufizohet me emigrantët dhe refugjatët, por i përfshin   të gjithë, sepse të gjithë janë të thirrur të përgjigjen.

Në emigrantët është Jezusi - përsërit vazhdimisht Papa Françesku. Ç’kërkon të thotë me këtë?

Papa përsërit fjalët e Jezusit: “Isha i huaj e më strehuat”. Është identifikim shumë i qartë, shumë i drejtpërdrejt, shumë rrënjësor!

Tani, çfarë pune e pret Seksionin për Emigrantët e Refugjatët të Dikasterit për Shërbimin  e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor?

Papa e zgjodhi temën e tani seksioni ynë, duke i shoqëruar ipeshkvijtë dhe Kishën në mbarë botën, nis të reflektojë e të përgatisë kremtimtin e 29 nëntorit. Me takime, reflektime, tekste biblike, citime nga Magjisteri,  video. Me të gjitha mjetet, për të zbuluar përmasat e kësaj teme kaq të rëndësishme. Françesku e fton Kishën të meditojë e të punojë për Ditën e ardhshme!

04 mars 2019, 14:27