Kërko

 Jezusi i tunduar nga djalli në shkretëtirë Jezusi i tunduar nga djalli në shkretëtirë 

Meditim kreshmor: “Blerim pranvere”

Meditim kreshmor sipas Ungjillit të Dielës së Parë të Kreshmëve: “Vijojmë ravgimin pas Krishtit, tunduar nga djalli në shkretërirë e, duke shfletuar Ungjillin Shenjt, meditojmë:

R. SH. Vatikan

Meditim kreshmor sipas Ungjillit të Dielës së Parë të Kreshmëve: “Vijojmë ravgimin pas Krishtit, tunduar nga djalli në shkretëtirë e, duke shfletuar Ungjillin Shenjt sipas Lukës ( 4, 1-13), meditojmë:

Në atë kohë, Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e çoi në shkreti, ku, për dyzet ditë, e tundoi djalli. Ndër ato ditë nuk hëngri asgjë e, kur ato kaluan, pati uri.  Atëherë djalli i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, urdhëroj këtij guri të bëhet bukë.” Jezusi i përgjigj: “Thotë Shkrimi shenjt: ‘Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë’.” 
Atëherë e ngriti lart dhe, për një çast, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e botës, e i tha: “Ty do ta jap të gjithë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre,... Nëse, pra, ti përkulesh në adhurim para meje, do të jetë krejt jotja.” Jezusi i përgjigj: “Shkrimi shenjt thotë: ‘Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe vetëm atij shërbej’!” Atëherë e çoi në Jerusalem, e vuri në majë të Tempullit e i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu prej këtu poshtë,…..” Jezusi i përgjigj: “Por u tha edhe: ‘Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd’!” 

Dhe ti, o Jezus pate uri,

po jo urinë që të grin

e të lë të mendosh

veç për një thërrime buke.

Ti pate uri  për miqësi,

e kurrë nuk e harrove të vetmen fjalë,

që shuan çdo uri….

Forcën e rrallë,

të vetmen

që moteve u bën ballë!

Edhe ti, o Zot, pate nevojë për mjete

që të hapje rrugën drejt dritës,

të lëvizje vendit malet!

Dhe ti nga thellësia e varfërisë

ndjeve rrezikun…

joshjen e idhujtarisë,

që kur të pushton, e kapërdin gjithçka

në barkun e vet të përbindshëm

e s’ngopet kurrë!

Dhe ti, o Jezus e provove,

joshjen e skenës,

shijen e duartrokitjes,

të marrëzisë së madhështisë njerëzore…

Tundim që e mposhte,

për t’ia besuar  

korp edhe shpirt Atit tënd!

Iu lëshove në krahë

si një Mesi i varfër, i pambrojtur

që vjen për të dashur

e për të na mësuar

rrënjët t’i lëshojmë mbi shkëmb!

Për t’u kryqëzuar

vjen, e për t’u ngjallur:

e fryma e Fjalës sate,

bleron n’pranverat tona”.

11 mars 2019, 12:53