Kërko

   Predikatari i Ushtrimeve Shpirtërore,  dom Bernardo Gianni, abat i  San Miniato al Monte në Firence  Predikatari i Ushtrimeve Shpirtërore, dom Bernardo Gianni, abat i San Miniato al Monte në Firence  

Mario Luzi: “Për këtë jemi këtu”

Filluan Ushtrimet Shpirtërore të Papës, me temë “Qyteti i dëshirave të zjarrta. Për vështrime e gjeste Pashkësh në jetën e botës”, frymëzuar nga poezia e Mario Luzit “Për këtë jemi këtu”, që mund ta lexoni në një përkthim te lirshëm në gjuhën shqipe..

R. SH. Vatikan

Filluan Ushtrimet Shpirtërore të Papës, me temë “Qyteti i dëshirave të zjarrta. Për vështrime e gjeste Pashkësh në jetën e botës”, frymëzuar nga vargjet e Poetit venet Mario Luzi, që u shua në Firence, më 2005. Pikërisht Luzi dhe Firence, janë simbolikisht në qendër të predikimit të murgut Gianni, predikatar i Ushtrimeve, që frymëzohet nga poezia e Luzit, krijuar në vitin 1997, për ta përqendruar shikimin mbi qytetin e Zëmbakut, mbi historinë dhe bukurinë e tij, të zbehur, por jo të shuar. “Vend i gjeografisë së hirit”, e pati quajtur Giorgio La Pira. E “shikim me sytë e fesë”- nënvizon dom Gianni - mbi një nga qytetet tona, të cilat shpesh ofrojnë veç “pluhur e hi”, pa zjarrin e dikurshëm, që duket si i shuar”. Atëherë  sytë naltohen drejt qiellit e, për të mos rënë në tundimet e djallit, që synon t’i kushtëzojë të gjitha gjërat e kësaj bote, e nisim kundrimin. Kundrim i frymëzuar nga Shpirti Shenjt, nga Fjala e Zotit, që na kujton  qytetet tona. Zjarr në të shuar. Që pret t’i fryjmë, për ta ndezur përsëri flakadanin e fesë e për t’i ridhënë qyteteve tona jetë të vërtetë në Krishtin, në Ungjill. Ky, kuptimi i poezisë,  që e përkthyem lirisht:

Për këtë jemi këtu

(Përkthim i lirshëm)

A ju kujtohet? Mendimet i naltoi,

natën e mbushi me yje,

flamujtë e paqes e të miqësisë

shpalosi

qyteti i dëshirave të zjarrta,

Firencja e dikurshme,

që kishte qenë një herë,

në ëndrrën e la Pirës

“qyteti përmbi mal”;

ndoshta rishtas

e shndrit e e ndezë,

zjarri i shenjtorëve të saj të lashtë,

dhe pse e trishton tradhtisht

e sotmja e vështirë

me turp gatuar, me gjak, indiferencë.

Por s’mund të jetë shuar,

as të ketë lënguar gjatë

prushi nën hi.

Ne jemi këtu për t’i fryrë

me frymën tonë,

që të ndizet rishtas,

ky zjarr – shigjetë zjarri

kundër flakëve të botës!

Për këtë jemi këtu!

Duart t’i shtrëngojmë

në Shkallët e paqes,

në emër t’ Shën Miniatit!

11 mars 2019, 12:38