Kërko

Vatican News
1993-04-25 Giovanni Paolo II in Albania 1993-04-25 Giovanni Paolo II in Albania 

Letër e Papës Gjon Pali II drejtuar grave (1995)

Shën Gjon Pali II: Faleminderit ty, Grua-nënë, që je strehë e qenies njerëzore në gëzimin e në dhimbjen e një eksperience unike, që je buzëqeshja e Zotit për fëmijën që sjell në jetë, je udhëheqja e hapave të tij të parë, mbështetja në rritjen e tij, pika e referimit në ecurinë e mëvonshme të jetës.

R.SH. - Vatikan

Kremtohet sot Dita Ndërkombëtare e Gruas, me nisma nga më të ndryshmet, në mbarë botën. Gratë - kanë pohuar Papët- janë edhe në zemër të Kishës me një rol e mision tejet të veçantë e të çmueshëm. E sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ju propozojmë Letrën e Papës Shën Gjon Palit II dërguar grave në vitin 1995.

Faleminderit ty, Grua-nënë, që je strehë e qenies njerëzore në gëzimin e në dhimbjen e një eksperience unike, që je buzëqeshja e Zotit për fëmijën që sjell në jetë, je udhëheqja e hapave të tij të parë, mbështetja në rritjen e tij, pika e referimit në ecurinë e mëvonshme të jetës.

Faleminderit ty Grua-nuse, që bashkon në mënyrë të pakthyeshme fatin tënd me atë të një burri, në një raport reciprok në shërbim të komunitetit e jetës.

Faleminderit ty Grua-vajzë, grua-motër, që sjell në rrethin familjar e më pas në kompleksin e jetës sociale, pasuritë e ndjeshmërisë tënde, intuitës tënde, bujarisë tënde e qëndrueshmërisë tënde.

Faleminderit ty Grua-punonjëse, e angazhuar në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, kulturore, artistike, politike, për kontributin e domosdoshëm që i jep përpunimit të një kulture të aftë për të lidhur arsyen me sentimentin, për një konceptim të jetës gjithmonë të hapur ndaj sensit të “misterit”, për ndërtimin e strukturave më të pasura ekonomike e politike të njerëzimit.

Faleminderit ty Grua- e shenjtëruar, që nën shembullin e gruas më të madhe të të gjitha grave, Marisë së Krishtit, i hapesh më ëmbëlsi e besnikëri dashurisë së Zotit, duke ndihmuar Kishën e të gjithë njerëzimin të jetoj ashtu siç Zoti kërkon, duke shprehur mrekullisht, lidhjen që ai ka dashur të vendos me krijesat e tij.

Faleminderit ty, Grua për faktin se je grua! Me perceptimin se është vetë feminizmi yt që pasuron kuptimin e botës e kontribuon në të vërtetën e plotë të raporteve humane.

08 mars 2019, 12:34