Cerca

Vatican News
Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kard. Pietro Parolin, në Varshavë për 100 vjetorin e Nunciaturës Apostolike në Poloni dhe lindjen e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike polake, Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kard. Pietro Parolin, në Varshavë për 100 vjetorin e Nunciaturës Apostolike në Poloni dhe lindjen e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike polake,  

Kard. Parolin kujton lidhjen e ngushtë ndërmjet Polonisë dhe Selisë së Shenjtë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kard. Pietro Parolin, në Varshavë për 100 vjetorin e Nunciaturës Apostolike në Poloni dhe lindjen e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike polake, pasditen e djeshme në Bazilikën e Provanisë Hyjnore, kryesoi Meshën me rastin e gjashtë përvjetorit të zgjedhjes së Papës Françesku.

R.SH. - Vatikan

Kardinali Pietro Parolin, duke vlerësuar lidhjen tradicionale të Kishës polake me Selinë e Shenjtë, vendimtare për mbijetesën e saj gjatë regjimeve totalitare, u kërkoi ipeshkvijve të vendit të "mbështesin këtë trashëgimi, duke e ruajtur dhe përforcuar, në mënyrë që identiteti i krishterë i Polonisë të ketë jo vetëm një të kaluar dhe një të sotme, por edhe një të ardhme".

Asambleja parë kryesuar nga Piu XI i ardhshëm

Në fjalimin e tij në asamblenë plenare të 382-të të ipeshkvijve polakë, kardinali Parolin kujtoi se Kuvendi i parë i ipeshkvijve polakë që u mbajt vitin 1919 qe kryesuar nga kryeipeshkvi Achille Ratti, Papa i ardhshëm Piu XI, në atë kohë përfaqësues i Vatikanit, i cili pati ripohuar lidhjet e Polonisë me selinë e Petrit dhe besnikërinë ndaj ipeshkvit të Romës", do të thotë ndaj Papës, si një parim kyç katolik, të " unitetit në diversitet"." Uniteti me Papën – theksoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Paorlin - garanton, gjithashtu, edhe liri përballë pushteteve të botës dhe të grupeve me interes të veçantë. Siguron hapjen ndaj Kishës universale, por edhe katolicizmin e plotë, duke shmangur rrezikun e mbylljes në vetvete ose të shfrytëzimit të ndonjë fraksioni politik ose nacionalist", tha Kardinali Parolin.

Evropa ka nevojë për një dëshmi të krishterë

Në fjalën e tij, Sekretari i Shtetit i Vatikanit pastaj vuri re se Evropa rrezikon "duke harruar rrënjët e saj të krishtera" dhe mund të humbas unitetin kontinental që është arritur një çmim të lartë "përballë" ndikimeve gjithnjë në rritje të një mendimi individualist, nacionalist dhe separatist" . "Polakët duhet të mësojnë të angazhohen në një dialog të së vërtetës dhe të respektojnë dinjitetin e  tjerit, duke u diferencuar nga njëri-tjetri pa u bërë armiq", tha kardinali Parolin, duke cituar një fjalim të Shën Gjon Pali II drejtuar ipeshkvijve polakët në vitin 1993. "Evropa ka nevojë për një dëshmi të krishterë, për një shembull të një feje të vërtetë të gjallë, por edhe të një uniteti kombëtar dhe pranimit, hapjes dhe respektit të plotë për të tjerët".

Meshën për 6 vjetorin e Pontifikatit të Papa Françeskut

Dje pasdite, kardinali Pietro Parolin bashkëkremtojë Meshën në ditën e gjashtë vjetorit të zgjedhjes së Papës Françesku, në Bazilikën e Provanisë Hyjnore në Varshavë, me nuncin apostolik në Poloni, Kryeipeshkvin Salvatore Pennacchio dhe Kardinalin Kazimierz Nycz, në prani të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe qeveritarë të Polonisë.

14 mars 2019, 13:36