plenaria-comece-2.jpg plenaria-comece-2.jpg 

Juncker në seancën plenare të ipeshkvijve të BE-së. Konfrontimi mbi sfidat e Evropës

Juncker në seancën plenare të ipeshkvijve të BE-së, në Bruksel, nga data 13 deri më 15 mars. Një diskutim tre-ditor mbi mënyrën se si mund të "promovohet më mirë ‘dialogu’ si mjet e udhë kryesor për t'u përballur me sfidat, paqartësitë dhe transformimet që prekin e kanë të bëjmë me institucionet e BE-së dhe të ardhmen tonë.

R. SH. - Vatikan

Në kuadrin e zgjedhjeve  të ardhshme parlamentare evropiane që do të mbahen në fund të majit, ipeshkvijtë e Komisionit të Konferencave të Bashkimit Evropian (COMECE) do të takohen në seancën plenare në Bruksel, nga data 13 deri më 15 mars, për një diskutim tre-ditor mbi  mënyrën se si mund të "promovohet më mirë ‘dialogu’ si mjet e udhë kryesor për t'u përballur me sfidat, paqartësitë dhe transformimet që prekin e kanë të bëjmë me institucionet e BE-së dhe të ardhmen tonë".

Në asamblenë plenare të Komisionit të Konferencave Ipeshkëvnore të Bashkimit Evropian (Comece), do të marrë pjesë edhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian. "Dialogu me Juncker, - thuhet në një deklaratë - do t'u japë ipeshkvijve të BE-së mundësinë për të nxjerrë në pah nevojën që ndjehet nga realitet vendore të kontinentit të vjetër për të rizbuluar identitetin e përbashkët të Evropës dhe për t’i mbrojtur sa më mirë qytetarët, familjet dhe kulturat.

Sipas ipeshkvijve evropian, pjesë e prioriteteve në programet politike e shoqërore të BE-së duhet të jenë: vendosja e njeriut në qendër të politikave publike, përfshirja e qytetarëve në projektet që duhet të jenë më përfshirëse dhe nismat e projektet e BE-së t’i shërbejnë së mirës së përbashkët".

Kujtojmë se nga 23 deri më 26 maj, të gjithë qytetarët e BE-së në të gjithë kontinentin janë të thirrur të votojnë për t’i zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian. "Rezultatet e zgjedhjeve - shkruan COMECE - do të peshojnë në vendimet e politikave që ndikojnë në jetën tonë të përditshme gjatë pesë viteve të ardhshme”.

08 mars 2019, 11:25