Cerca

Vatican News
2017.05.30 Papa Francesco incontra i vescovi albanesi, visita ad limina Albania 2017.05.30 Papa Francesco incontra i vescovi albanesi, visita ad limina Albania 

Imzot George Frendo: Ati i Shenjtë Françesku, Papa i surprizave dhe i afërsisë

Françesku është Papë popullor. Nuk e harrojmë faktin që caktoi Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për ta vizituar në shtator 2014. Ishte shenja e parë në favor të Shqipërisë. Pastaj, krijimi i dom Ernest Troshanit kardinal, shenjtërimi i Nënë Terezës, lumnimi i 38 martirëve, emërimet e ipeshkvijve, etj.. Përvjetori i gjashtë i zgjedhjes së tij, rast për ta falënderuar Zotin për dhuratën e një Pape të urtë, e për ta lutur Hyjin ta mbrojë e ta forcojë Papën tonë në një kohë kaq të vështirë.

R.SH. - Vatikan

Sot mbushen gjashtë vjet nga zgjedhja e Jorge Mario Bergoglio në Katedrën e Shën PjetritE, në ditën e gjashtë vjetorit të papnisë së Atit të Shenjtë Françeskuurimet dhe lutja e Kishës katolike të Shqipërisë, përmes Kryetarit të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot George Frendos.

Pra, në 6-vjetorin e zgjedhje së Papës Françesku në krye të Kishës Katolike UniversaleImzot George Frendo kujton veprimtarinë e Papës ardhur nga fundi i botës, i cili që nga momenti i parë e befasoi popullin e Zotit dhe botën me shumë gjeste. Imzot Frendo niset nga zgjedhja e emrit “Françesk”, që tregoi se do të ndiqte një stil të thjeshtë jetese, pastaj përshëndetjen e tij të parë, “Mirëmbrëma”, që tregoi afërsinë ndaj popullit të Zotit e, në zhvendosjen e vendbanimit nga pallati apostolik në shtëpinë e shën Martës. Pastaj, Stema e Papës Françesku frymëzuar nga stema e mëparshme, kur Jorge Mario Bergoglio ishte kryeipeshkëv , duke ruajtur kështu edhe moton e tij “Miserando atque eligendo” (E pa me mëshirë dhe e zgjodhi) e kështu me radhë.

Prandaj,  "përvjetori i gjashtë i zgjedhjes së tij Papë në udhëheqje të Kishës Katolike, thekson imzot Frendo, le të jetë për ne rast për ta falënderuar Zotin, i cili na ka dhuruar një Papë aq të urtë, për t'i lexuar shenjat e kohërave, por edhe le t’i lutemi Zotit që Ai ta mbrojë e ta forcojë Papën tonë në një kohë kaq të vështirë", pohon imzot Frendo. Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, ta dëgjojmë Imzot George Frendon, tekstin e të cilin e botojmë në vijim........

Imzot Frendo: Papa i Surprizave: gjashtë vite pas zgjedhjes së ti

                   Imzot Frendo: Papa i Surprizave: gjashtë vite pas zgjedhjes së tij

Mund të themi shumë gjëra rreth pontifikatit të Papës Françeskut. Por të paktën një gjë është jashtë diskutimit: që është Papa i surprizave!

Surprizën e parë e morëm atë ditë kur u zgjodh si Papë. Në fakt ishin shumë surpriza, e jo vetëm një! Ka caktuar si. Përshëndetja e parë e tij, “Buona sera”, tregoi se do të ishte më afër popullit. Ka kërkuar që të gjithë të pranishmit në sheshin e Shën Pjetrit (por edhe ata që ndiqnin këtë ngjarje në media) të luten për të – që tregoi se do të kërkonte lutjen mbështetëse të popullit.

Dhe menjëherë vendosi të marrë si rezidencë jo pallatin ku, për shumë shekujt, banonin paraardhësit e tij, por Casa Santa Marta, ku do të ishte më afër të gjithë atyre që banonin në atë shtëpi dhe të kremtonte meshë në kapelën në të njëjtën Casa, ku një përfaqësim i popullit mund të jetë i pranishëm për meshë dhe ta takojnë personalisht atë në fund të meshës. Të nesërmen ka shkuar në Bazilikën e Santa Maria Maggiore për të kërkuar ndihmën shpirtërore të Zojës Mari.

Nuk mund të harrojmë mënyrat më të cilat na ka habitur në fillimin e pontifikatit të tij. Por surprizat kanë vazhduar...

Pas zgjedhjes së tij si Papë, vendosi, që në stemën e tij të shkruhen, si moto për pontifikatin e tij, fjalët Miserando atque eligendo. Janë fjalë me të cilat Shën Beda komentoi thirrjen e apostullit Mateu. Thotë Shën Beda: “Jezusi e pa tagrambledhësin, dhe duke e shikuar me mëshire dhe duke e zgjedhur [miserando atque eligendo], i tha: ‘Më ndiq mua’”. Fjalë që kanë paralajmëruar se do të jetë apostull i mëshirës. Dhe në fakt na ka habitur kur shpalli Jubileun e Mëshirës, një jubile krejt i veçantë. Por ky jubile na ka kujtuar fjalët e profetit Oze (6, 6), të cituara dy herë nga Jezusi: “Mëshirë dua, dhe jo fli”. Dhe na dha rast të reflektojmë mbi “veprat e mëshirës” si edhe fjalët e Jezusit në Mt 25: 35 “Isha i uritur, e më keni dhënë të ha...”

Papa Françesku na ka habitur edhe me Letër Enciklikën e tij Laudato Sì. Kemi pasur, pa dyshim, Papë që kanë folur për mjedisin. Por Enciklika e parë e kushtuar ekskluzivisht mjedisit ishte pikërisht kjo Enciklikë e Papë Françeskut. Kujdesi për mjedisin është përgjigje besnike vullnetit të Hyjit krijues, si edhe përgjegjësi për brezat e ardhshme, të cilëve duhet t’u lemë një botë të denjë dhe të frytshme.

Na ka habitur edhe me temën që caktoi për Sinodin e Ipeshkvijve në vitin 2015, mbi martesën dhe familjen (në fakt ishin dy Sinode: njëri i jashtëzakonshëm në 2014 me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Konferencave Ipeshkëvnore, tjetri i zakonshëm në 2015). Na habiti sepse ky argument kishte qenë tema e Sinodit të Ipeshkvijve tashmë në vitin 1980. Megjithatë Françesku, shumë i ndjeshëm për shenjat e kohërave, vuri re se gjatë tridhjetë viteve pas Familiaris Consortio (Nxitja Apostolike e botuar si fryti i Sinodit të 1980) gjendja e shoqërisë kishte ndryshuar rrënjësisht, martesa dhe familja po përballonte shumë sfida të reja. Fryti i këtyre dy Sinodeve të viteve 2014 dhe 2015 ishte Nxitja Apostolike Amoris Laetitia, një dokument shumë i rëndësishëm dhe shumë i bukur (edhe pse shumë “profet të mjerimit” e kanë cilësuar si një “dokument i rrezikshëm”).

Një surprizë tjetër ishte edhe caktimi i kardinalëve. Ka hequr dorë nga tradita t’u jap beretën e kuqe, e kardinalëve, ipeshkvijve të qyteteve të mëdha dhe kryesore. Mjaft të mendojmë sa qytete të mëdha në Itali ishin konsideruar kinse me të drejtë të kenë një ipeshkëv kardinal, ndërsa Françesku nuk ka ndjekur këtë traditë; përkundrazi ka caktuar një kardinal, i një qyteti që sigurisht nuk është ndër qytetet kryesore të Italisë, Agrigento (me Kardinalin Montenegro). Nga ana tjetër ka caktuar shumë kardinalë nga vendet që kurrë nuk kishin pasur një kardinal (disa prej tyre janë vende shumë të varfër). Kështu kolegji i kardinalëve është bërë më “katolik”, më ndërkombëtar.

Nuk duhet të harrojmë një surprizë tjetër: fakti që caktoi Shqipërinë si vendin e parë në Evropë që ai ka vizituar në shtator 2014. Kjo ishte shenja e parë që ka treguar për dashurinë e tij për Shqipëri. Por pastaj kanë vijuar edhe me shenja të tjera si: caktimi i Dom Ernest Troshani si Kardinal më 19 nëntor 2016 dhe shenjtërimi i Nënë Terezës më 6 shtator 2017, Lumturimi i 38-të martirëve të Kishës katolike në Shqipëri, emërimi i ipeshkvijve të fundit në vendin tonë e të tjera.

Papa Françesku ndoshta është Papa më popullor në këta shekujt e fundit. Megjithatë nuk kanë munguar problemet serioze që ai ka përballuar. Së pari përmend stilin e tij të thjesht, që nuk u pëlqen atyre që kishin nostalgji për një Kishë triumfale dhe të privilegjuar, që ëndërrojnë një Kishë para Koncilit II-të të Vatikanit, një liturgji spektakolare në një gjuhë që as ata vetë nuk e kuptojnë, ndërsa dënojnë një Kishë që flet për dialogun me botën, me të krishterët jo katolikë, me besimet e tjera, dhe që përdor një filozofi të ndryshme nga ajo aristotelo-skolastike.

Por, problematika më e madhe që ai ka trashëguar është ajo e meshtarëve që kanë qenë akuzuar për pedofili. Nuk është një problemë që ai ka krijuar, por një problem që ai ka trashëguar. Papa Benedikti kishte dhënë norma shumë të rrepta për të disiplinuar abuzuesit dhe për të treguar më shumë ndjeshmëri dhe ndihmë viktimave të pedofilisë. Por gjatë këtyre tre viteve të fundit më shumë skandale të tilla kanë dalë në pah. Papa Françesku i është përgjigjur kësaj krize me shumë përgjegjësi dhe kurajë. Vetë kam qenë i pranishëm (këtë vit) për takimin e veçantë të kryetarëve të Konferencave Ipeshkëvnore të mbarë botës, që ai ka organizuar për të diskutuar këtë problemë, dhe tregoi vendosmërinë e tij për të ndaluar çdo skandal të tillë.

Përvjetori i gjashtë i zgjedhjes së tij në udhëheqjen e Kishës Katolike le të jetë për ne rast për ta falënderuar Zotin i cili na ka dhuruar një Papë aq të urtë, për të lexuar shenjat e kohërave, por edhe le t’i lutemi Zotit që Ai ta mbrojë e ta forcojë Papën tonë në një kohë aq të vështirë.

Mons. George Frendo O.P

12 mars 2019, 15:32