Kërko

 Imzot  Vincenzo Paglia Imzot Vincenzo Paglia 

“Angazhim i plotë” për lehtësimin e dhimbjes: Imzot Paglia, kreu i Akademisë Papnore për Jetën, në Tiranë.

Mjekime paliative, për lehtësimin e dhimbjes në rastet e sëmundjeve të pashërueshme: Imzot Paglia shpjegon “angazhimin e plotë” të Akademisë Papnore për Jetën në këtë drejtim.

R. SH. - Vatikan

“Angazhim i plotë” i Akademisë Papnore për Jetën (Pav), lidhur me mjekimet paliative. Vijojnë, kuvendet (së shpejti edhe në Brazil e Ruandë), takimet ekumenike, botimet, formimet akademike, në këtë drejtim.

Sot, në Tiranë, në selinë e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në konferencën me temë: Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisëimzot Vincenzo Paglia, kryetar i Pav, shpjegoi etapat e angazhimit të vetë Akademisë, për promovimin e përhapjes së kulturës të mjekimeve paliative në botë. Nënvizoi, ndërkaq, se angazhimi për këtë  temë i përgjigjet mandatit të Papës Françesku që, duke i pritur, më 2015, në audiencë Akademikët, pati theksuar: “Detyra kryesore e mjekësisë është të mjekojë gjithnjë, edhe atëherë kur nuk ka më mundësi të shërojë”. Me projektin Pal-Life, Pav ka organizuar deri më sot një sërë ngjarjesh ndërkombëtare: në Houston, në Doha, në Romë e në Milano.

Majin e ardhshëm, takimi do të mbahet në Brazil; në fundin e shtatorit, në Ruandë, për ta bërë të njohur temën në kontinentin afrikan. Gjithë kësaj veprimtarie i shtohet edhe aspekti i mjekimeve paliative, në kontekstin ekumenik dhe ndërfetar.

18 mars 2019, 18:57