Kërko

2018.09.21 Card. Pietro Parolin 2018.09.21 Card. Pietro Parolin 

Venezuelë: kard. Parolin për Tv2000, "qëndrimi i Selisë së Shenj

Kard. Parolin: qëndrimi i Selisë së Shenjtë ndaj krizës së Venezuelës është ai i neutralitetit pozitiv, qëndrim i atij që përpiqet të jetë mbi palët për të ndihmuar në kapërcimin e konfliktit. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dyja palët. Angazhimi ynë, siç tha Papa, është gjithmonë ai i kërkimit të zgjidhjes paqësore dhe institucionale për krizën e tanishme".

R.SH. - Vatikan

"Qëndrimi i Selisë së Shenjtë ndaj krizës së Venezuelës është ai i neutralitetit pozitiv, nuk është qëndrimi i atij që rri në dritare dhe shikon se çfarë po ndodh, si të ishte pothuajse indiferentë. Por është qëndrim i atij që përpiqet të jetë mbi palët për të ndihmuar në kapërcimin e konfliktit". Kështu tha sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin, në mikrofonin e Tg2000, në lajmet e TV 2000, duke komentuar situatën politike dhe sociale në Venezuelë.

"Pra, vlen ajo që tha Papa - shpjegoi kard. Parolin - gjatë konferencës për shtyp në aeroplanin që kthehej nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Romë. Kriza në Venezuelë, - tha kardinali Parolin - në këtë pikën që është, u takon palëve të lëvizin, siç ndodh kur Selia e Shenjtë pranon të bëhet pjesë e një dialogu. Por për këtë duhet vullneti i të dyja palëve. Angazhimi ynë, siç tha Papa, është gjithmonë ai i impenjimit për një zgjidhje paqësore dhe institucionale të krizës aktuale". 

08 shkurt 2019, 12:15