Përkujtimi liturgjik i Shën Palit VI, Papë do të kremtohet më 29 maj të çdo viti. Përkujtimi liturgjik i Shën Palit VI, Papë do të kremtohet më 29 maj të çdo viti. 

Papa: festa e Shën Palit VI do të jetë më 29 maj

Përkujtimi liturgjik i Shën Palit VI, Papë do të kremtohet më 29 maj të çdo viti. Data e caktuar është një dita kur Papa Montini, u shugurua meshtar, më 29 maj 1920. Kështu vendosi Papa Françesku, siç njofton përmes një dekreti Kongregata e Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor.Shenjtëria e jetës së këtij Pape është dëshmuar në vepra dhe fjalë, e pati ndikim në Kishën e mbarë botës

R.SH. - Vatikan

Përkujtimi liturgjik i Shën Palit VI, Papë që u shpall shenjtë më 14 tetor 2018 nga Papa Françesku, do të bie dhe do të kremtohet më 29 maj të çdo viti. Data e caktuar është një dita kur Giovanni Battista Montini, lindur më 26 shtator 1897 në Concesio (Brescia), u shugurua meshtar, më 29 maj 1920.

"Duke marrë parasysh se shenjtëria e jetës së këtij Pape – shkruhet në dekretin e kardinalit Robert Sarah, Prefekt i Kongregatë së Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor – është dëshmuar në vepra dhe fjalë, e duke marrë parasysh ndikimin e madh që pati shërbimi dhe misioni i tij apostolik për Kishën e shpërndarë në mbarë botën, Ati i Shenjtë Françesku, duke pranuar kërkesat dhe dëshirën e Popullit të Zotit, ka vendos që kremtimi  i shën Palit VI, Papë, të regjistrohet në Kalendarin e Përgjithshëm Romak, më 29 maj, në shkallën e përkujtimit fakultativ, pra jo të detyrueshëm".

Ky përkujtim i ri "duhet të vendoset në të gjithë kalendarët dhe në Librat liturgjik për kremtimin e Meshën dhe të Liturgjisë së Orëve; tekstet liturgjike që duhen miratuar, janë të bashkangjitur me këtë dekret. Këto tekste duhet të përkthehen, të miratohen dhe, pas konfirmimit të këtij Dikasteri, të botohen nga Konferencat Episkopale" vendore, shton dekreti i Kongregatë së Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor.

06 shkurt 2019, 12:55