Kardinali Kevin Joseph Farrell, prefekt i Dikasterit të Selisë Shenjtë për laikët, familjen dhe jetën Kardinali Kevin Joseph Farrell, prefekt i Dikasterit të Selisë Shenjtë për laikët, familjen dhe jetën 

Papa emëroi kard. Kevin Farrell Kamerleng të ri të Kishës së Sh

Papa Françesku emëroi sot kamerleng të ri të Kishës Shenjte Romake, kardinalin Kevin Joseph Farrell, prefekt të Dikasterit të Selisë Shenjtë për laikët, familjen dhe jetën.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi sot kamerleng të ri të Kishës Shenjte Romake, kardinalin Kevin Joseph Farrell, prefekt të Dikasterit të Selisë Shenjtë për laikët, familjen dhe jetën.

Kamerlengu është kardinali që drejton Dhomën Apostolike, që ka për detyrë të kujdeset e të mbarështojë pasuritë dhe punët e përkohshme të Selisë së Shenjtë gjatë periudhës kur selia papnore është vakante.

Kujtojmë se Prefekti i Dikasterit të Selisë Shenjtë për laikët, familjen dhe jetën, kardinali Kevin Farrel, zë vendin e kardinalin të ndjerë Jean-Louis Tauran, i cili vdiq më 5 korrik të vitit të kaluar.

14 shkurt 2019, 15:10