Cerca

Vatican News
Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti  (ANSA)

Mbrojtja e të miturve: sot, takimi në Vatikan me disa viktima të abuzimeve

Drejtori “ad interim” i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë njofton se sot paradite, Komitetit organizator i Takimit për Mbrojtjen e të Miturve bëri një bisedë me disa viktima të abuzimeve.

R.SH. - Vatikan

“Siç u tha në konferencën e shtypit të 18 shkurtit në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, Komiteti organizator i Takimit ‘Mbrojtja e të Miturve në Kishë’ u takua sot paradite me një grup përfaqësuesish të viktimave të abuzimit nga disa anëtarë të klerit”. Kështu deklaroi drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Alessandro Gisotti.

“Ishin të pranishëm 12 vetë, burra dhe gra, - vazhdoi Gisotti - nga zona të ndryshme të botës, anëtarë të organizatave të ndryshme. Takimi zgjati pak më shumë se dy orë. Anëtarët e Komitetit u shprehin mirënjohjen viktimave, që morën pjesë në bisedim, për sinqeritetin, thellësinë dhe forcën e dëshmive të tyre, të cilat, me siguri, do t’i ndihmojnë që ta kuptojnë më mirë rëndësinë dhe urgjencën e problemeve, që do të trajtohen gjatë Takimit”.

20 shkurt 2019, 17:57