Kërko

2019.02.25 Delegazione Emirati Arabi Uniti incontra Papa Francesco a Santa Marta 2019.02.25 Delegazione Emirati Arabi Uniti incontra Papa Francesco a Santa Marta 

Kisha dhe Islami, miqësia pёrforcohet

20 ditë nga vizita e Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe, njё delegacion i vendit tё Gjirit e njoftoi Papën në Vatikan pёr vendimet e para si fryt (rezultat) i deklaratës së përbashkët që u nënshkrua më 4 shkurt me Imamin e Madh të al-Azhar-it.

R.SH. - Vatikan

"Historia nuk do të harrojë". Sheikh Abdallah Ben Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, posa ka marrë nga Papa dhuratën e 200 kopjeve të ‘Deklaratës mbi Vëllazërimin Njerëzor’ dhe komenton me këto fjalë rëndësinë e gjestit që para njëzet ditësh u ka vu vulёn dhe u ka dhënë një kurs tё ri marrëdhënieve ndërmjet Kishës dhe Islamit. Kopjet kanё nё ballinё fotografinë  e Papёs Françeskun së bashku me Imamin e Madh të Al-Azhar-it, Ahmed El-Tajib në momentin e aktit tё firmës sё Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’, që zgjedh e përcakton si gjuhë tё përbashkët, "kulturën e dialogut."

Vendimet e para

Dhe pikërisht në përkujtimin e të atij momenti historik, delegacioni zyrtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëhequr nga Sheiku Ben Zayed u prit në rezidencën e Shёn Martёs, nё Vatikan rreth orës 12.30. Qëllimi ishte t’ia komunikonte personalisht Papës Françesku rezultatet e para konkrete, fryt i parimeve qё përmban ‘Deklarata mbi Vëllazërimin Njerëzor’, disa prej parimeve tashmë të zbatuara dhe të tjera janё nё fazën e realizimit.

Papa dhe Sheiku biseduan për 45 minuta përpara se t’i shkëmbenin dhuratat dhe pastaj të vazhdonin me drekë në rezidencën e Shën Martës nё Vatikan. Përveç kopjes së ‘Deklaratës mbi Vëllazërimin Njerëzor’,  Papa Françesku i dhuroi Sheiku Ben Zayed një kopje gravurë origjinale tё shekullit XVII, nё tё cilën tregohen punimet e ndërtimit të Sheshit tё Shën Pjetrit nё Vatikan, dhe katër albume tё mëdha  fotografik për Presidentin dhe Zëvendës Presidentin e Emirateve tё Bashkuara Arabe, me një seri fotografish që kujtojnë vizitën papnore në Emiratet.

Vizita e Papës Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte “gur kilometrik” në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore dhe të dialogut ndërmjet kulturave të ndryshme si dhe ndërmjet Kishës katolike e Islamit.

Gurët e tolerancës

E veçantë dhe e çmueshme edhe një nga dhuratat qё Sheiku Ben Zayed i dha Papës, një kuti me disa gurë ari dhe bronzi mbuluar tërësisht me mbishkrime arabe, mesazhe të frymëzuara nga dashuria dhe toleranca. Një simbol "fortё" për të kujtuar frymën e Deklaratës mbi Vëllazërimin Njerëzor, frymën e një katolicizmi dhe tё një islami që duan të vazhdojnë tё ecin krah për krah në miqësi, si miqësia që prej kohësh i lidh dy përfaqësuesit e tyre më të lartё. Sigurisht, dokumenti historik mbi ‘Vëllazërimin, ndërkohë, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në botën Islame ka filluar ngadalë t’i rishkruan ngjarjet.

Gjest i paimagjinueshëm

Duke folur në Samitin Botëror të qeverive qё u mbajt para dy javësh në Dubai, pikërisht Ben Sheik Zayed theksoi rёndёsinё e hapit tё ndërmarrë nga Papa Françesku dhe Imami Madh. "Kush prej nesh - tha ai - mund të kishte imagjinuar se dy simbole të këtij niveli të lartë do t’i kishin kapërcyer të gjitha pengesat për të nënshkruar një dokument pajtimi, në një botë të karakterizuar nga përplasjet politike, kundërshtitë, nxitja e urrejtjes, dhunës dhe ekstremizmit?".

E vetmja udhё, "t’i japim dorën” njëri tjetrit

Përgjigja qëndron në fuqinë e vlerave që dy fetë kanë zgjedhur për të ndarë sё bashku, dënimin e të gjitha formave të intolerancës, veçanërisht kur ёshtё e armatosur, thirrja drejtuar qeveritarëve për të garantuar lirinë e të drejtat dhe për të ndaluar "derdhjen e gjakut të pafajshëm", respekti për gratë, për jetën, për shprehjen e besimit personal dhe për shtëpinë e botës në të cilën ne të gjithë banojmë e jetojmë.

Një Deklaratë ajo mbi ‘Vëllazërimin Njerëzor’ që do të studiohet, me siguri nga të gjithë. Por pika e fillimit, dhe pika kritike, siç u tha gazetarëve Papa Françesku gjatë fluturimit nga Abu Dhabi drejt Romёs, ёshtё kjo: "Nëse ne besimtarët nuk jemi në gjendje, nëse ne nuk jemi tё aftë t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit, tё përqafohemi, tё puthemi dhe madje tё lutemi, besimi ynë do të jetë i mundur.

26 shkurt 2019, 11:59