2019.02.10 cardinale Leonardo Sandri, prefetto della Congregazione per le Chiese Orientali. 2019.02.10 cardinale Leonardo Sandri, prefetto della Congregazione per le Chiese Orientali.  

Kishat orientale: kard. Sandri në Egjipt, "dokumenti i Abu Dhabit tregon cakun drejt tё cilit duhet ecur"

Firmosja nga Papa Françesku dhe imami i Al-Azhar, Al-Tajib, i Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerёzor, në Abu Dabi, ndjek gjurmёt e takimit të Shën Françeskut me Sultanin Al Kamil, qё ka ndodhur pikërisht në Egjipt, në Damietta, 800 vjet më parë. Ky dokument tregon një horizont, një synim drejt tё cilit duhet tё shikojmë dhe drejt të cilit të gjithë duhet tё ecim.

R.SH. - Vatikan

Firmosja nga Papa Françesku dhe imami i Al-Azhar, Al-Tajib, i ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’, në Abu Dabi, ndjek gjurmët e takimit të Shën Françeskut me Sultanin Al Kamil, qё ka ndodhur pikërisht në Egjipt, në Damietta, 800 vjet më parë. "Sot si atёherё, qe bërë zgjedhja për të qëndruar dishepuj, për të dëgjuar dhe për të ndjekur zërin e Zotit: kjo nuk do tё thotë të lësh mënjanë bukurinë dhe gëzimin e besimit tonë për të takuar tjetrin, por ta takohesh tjetrin pikërisht si dishepuj të Zotit". Kështu tha Kard. Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Lindore, dje, gjatë kremtimit tё Liturgjisë Hyjnore në ritin Koptё në Katedralen e Minia, etapё e parë e vizitës së tij në Egjipt.

Pastaj, më 26 shkurt, kard Sandri. Shkoi në Assiut, ku vizitoi Eparkinë dhe Katedralen e qytetit. Më 27 shkurt, vizita në dioqezën e Sohag-ut, ku takon klerin dioqezan, pastaj nisja për Luxor, ku pasdite prefekti kryeson ceremoninë e bekimit të gur themelit të Katedrales së re të Eparkisë. Katedralja e mëparshme qe shkatërruar nga zjarri më 21 prill 2016. Më 28 shkurt, kard. Sandri do të vizitojë Hagaza-n, pastaj do të shkojë në Kajro, ku do të merr pjesë në kremtimet në përkujtim të takimit ndërmjet Françeskut të Asizit e Al-Kamil Al Malek. Në këtë ceremoni do jetë i pranishëm edhe Eprori i Përgjithshëm i Fretërve Minorë, atë Michael Perry, rojtari i Tokës së Shenjtë e guardiani i malit Sion, Francesco Patton, eprori provincial i Familjes Shenjte në Egjipt, Kamal Labib.

"Papa Françesku më kërkoi  të ju sjellë bekimin e tij  apostolik dhe përshëndetjen e tij, duke kujtuar udhëtimin qё bёri në Egjipt në vitin 2017 - tha prefekti i Kongregatës sё Vatikanit për Kishat Lindore kard. Sandri e shtoi-, Papa e dëgjoi zërin e Zotit dhe e ndoqi atë, e siç bёri Shën Françesku, u vu pёr udhё për të ecur përpara me gjestin domethënës, nënshkrimin e ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’ në Abu Dabi.  Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky dokument tregon një horizont, një synim drejt tё cilit duhet tё shikojmë dhe drejt të cilit të gjithë duhet tё ecim, duke ditur se vёshtirёsitё, si kudo në botë, përballen çdo ditë edhe këtu midis jush, por nuk duhet të frikësohemi, sepse Zoti ёshtё me ne dhe i mbron hapat tanё.

Me butësinë e zemrës, me të cilёn e kultivojmë bindjen e pranisë së Tij Hyjnore, mund të jetojmë në mesin e vëllezërve të Kishës Ortodokse, si dhe me ithtarët e Islamit, gjithmonë duke çuar përpara dialogun, pavarësisht tensioneve të mundshme apo vështirësive tё mund tё ndeshen udhës, qe cila ёshtё tashmë vendosur të përshkohet së bashku" .

26 shkurt 2019, 22:40