Kërko

VENEZUELA-POLITICS/ VENEZUELA-POLITICS/ 

Kard. Parolin: Maduro i ka shkruar Papës për dialog në Venezuelë

Në Abu Dhabi, sekretari i Shtetit i Vatikanit konfirmon kërkesën e Maduro-së drejtuar Papën për të favorizuar dialogun në Venezuelë

R.SH. - Vatikan

Drejtori i përkohshëm i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti,  konfirmoi se  sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Pietro Parolin u informua, në Abu Dabi, lidhur me pohimin e udhëheqësit venezuelian Maduro.

Ky i fundit, në një intervistë për një televizion italian, ka pohuar se i kishte shkruar letër Papës Françesku për të favorizuar pajtimin në Venezuelë. Një fakt për të cilin Kardinali Parolin është njoftuar nga gazetarët e pranishëm në Abu Dabi, gjë që e konfirmoi edhe vetë Kardinali.

Apeli i ipeshkvijve katolikë të Venezuelës, së bashku me rregulltarët dhe laikët: “duhet një zgjidhje e negociuar dhe paqësore

Sekretari i Konferencës Episkopale të vendit, imzot Fernández Angulo, pohon: "Ashtu si Papa, nuk duam gjakderdhje.. E dimë se Papa është shumë i shqetësuar për gjakderdhjen. Ashtu si edhe ne, që nuk e duam këtë gjë për asnjë arsye në botë ". Kjo, deklarata e Imzot José Trinidad Fernández Angulo, ipeshkëv ndihmës i Karakasit dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës së Ipeshkvijve në Venezuelë, gjatë një konference për shtyp, mbajtur në kryeqytetin venezuelian për të paraqitur deklaratën e përbashkët mbi situatën delikate që po përjeton vendi.

05 shkurt 2019, 15:11