Kërko

 Papa Françesku me imzot Frendon Papa Françesku me imzot Frendon 

Kryeipeshkvi George Frendo flet për takimin “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, që mbahet në Vatikan

Në takimin, që po mbahet në Vatikan, me temë “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, është e pranishme edhe Kisha Katolike e Shqipërisë. E përfaqëson autoriteti i saj më i lartë, kryetari i Konferencës së ipeshkvijve, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo,

R. SH. - Vatikan

Në takimin që po mbahet në Vatikan, me temë  “Mbrojtja e të miturve në Kishë”, është e pranishme edhe Kisha Katolike e Shqipërisë. E përfaqëson   kryetari i Konferencës së ipeshkvijve, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, O.P.

Ndonëse, për fat të mirë, në Shqipëri, nuk ka asnjë rast abuzimi, as nga ana e klerit vendas e as nga ai misionar, kryeipeshkvi Frendo e vlerëson lart samitin, ku janë mbledhur ipeshkvij nga mbarë bota, duke e parë si ndihmesë të jashtëzakonshme, që e parapërgatit Kishën për parandalimin e çdo shpërdorimi të mundshëm.

Imzot Frendo, që merr pjesë në të gjitha takimet si dhe në grupet e punës, na njeh më nga afër me punimet e këtij Takimi të jashtëzakonshëm në Vatikan, po në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, ta dëgjojmë dëshminë e Imzot Frendos.... 

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, ta dëgjojmë dëshminë e Imzot Frendos.
21 shkurt 2019, 17:23